E Diel, 1 Nëntor 2026

Oto Bariç: “Salihi, sulmuesi nr.4 në Kombëtare”

Dash Frashëri
Albania-sport -Hamdi Salihi në një performancë të pëlqyeshme para trajnerit të Kombëtares shqiptare, kroatit Oto Baric. Sulmuesi i Ried ishte pjesë e formacionit fitues të Ried kundër Altach (2-0). Për median austriake në lidhje me paraqitjen e sulmuesit shkodran u shpreh edhe Baric. "Ai është një sulmues i vërtetë i zonës së rreptësisë dhe do të luajën në ekipin tonë (Kombëtar) nëj rol të rëndësishëm. Por, për momentin ai është numri katër", citohet Baric nga siti austriak nachrichten.at. Në takimin kundër Altach, megjitatë Salihi nuk shkoi te goli, duke mos patur dhe shanse të qarta, përvec momentit të minutës së 68, kur Hamdiu goditi një top me kokë. Gjithsesi, ish-sulmuesi i Tiranës, vlerësohet nga media austriake si një lojtar universal. Salihi ka shënuar deri tani 4 gola në takimet miqësore dhe 2 gola tri ndeshjet zyrtare të zhvilluara me SV Ried. Në kampionatin shqiptar, gjithsesi Salihi vazhdon të mbetet golashënuesi i dytë më i mirë me 13 gola, ndërsa në vend të parë është Vioresin Sinani me 17 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›