E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec pranë largimit nga rep.i Maqedonisë ?

Albania-Sport - Selektori aktual i reprezentacionit të Maqedonise Sreqko Katanec para ndeshjes mes Maqedonisë dhe Kroacisë ka deklaruar për portalin kroat Index.hr: Nëse me 17 Mars ne garën për lider të Federatës së futbollit të Maqedonisë nuk fiton kryetari aktual Haralampie Haxhiristeski ai definitivisht do të largohet prej postit të seleksionuesit. Në federatë ka filluar gara për kryetarin e ri në opozitë gjindet Darko Pancev ( ish-fitues i këpucës së artë dhe lojtar i Interit) dhe kryetari i deritanishëm Haxhiristevski.Reprezentacioni i Maqedonisë në krye me Katanec ka arritur suksesin më të madhë që nga themelimi i shtetit mirëpo skandalet e fundit në federatë kanë bërë që të vihet në pikpyetje e ardhmja e HaxhiRistevskit dhe bashkë më atë të Katanec.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›