E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Energie nuk duhet të luajë me topa të gjatë”

Franc Hoxha
Albania-sport - Ervin Skela, ish-mesfushori i Ascoli Calcio në Serinë A bëri të shtunën debutimin me fanellën e dytë sezonale. Energie Cottbus humbi 0-2 me Alemania Aachen duke qenë sërish potencialisht i rrezikuar për të rënë në Bundesliba 2. Për këtë takim disa mendime dha edhe mesfushori shqiptar Ervin Skela. "Ne nuk duhet ta teprojmë shumë me topa të gjatë", citohet Skela nga faqja e internetit maerkischeallgemeine.de Blerja dimërore e Cottbus ishte për herë të parë në bankinë pas sëmundjs dymujore të tiu, edhe pse nuk është 100 për qind i gatshëm. "Në dy muaj nuk mund të mësosh lojën e ekipit", shton Skela. Trajneri Sander megjithatë e futi Skelën në lojë dhjetë minuta para përfundimit të takimit në vend të Rost. Skela pati një mundësi shënimi në minutën e 83 por pa rezultat. Trajneri i Energi Kottbus pas ndeshjes u shpreh" "Ne duhet të shkojmë patjetër të fitorja nëse dëshirojmë të qendrojmë". Eneergie Cottbus ndodhet në vendin e 14 me 28 pikë, me vetëm një më shumë se Eintraht Frankfurti, që ndodhet në vendin e 16, i treti nga fundi, dhe dy më shumë se Arminia Bielefeld (26) e Fatmir Vatës, një nga ekipet që ndodhet në zonën e ftohtë dhe në prag të rënies nga kategoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›