Tare zbulon merkaton e Lacios“Jemi në një moment kyç të sezonit, - citohet Tare nga mediat italiane, - dy ndeshjet e ardhshme kanë brenda gjithë sezonin. Gjithmonë me Rosin në bankinë. Përse të mos jetë?”

Lacio është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Shqiptari Igli Tarë, koordinatori i zonës teknike të bardhekaltërve italianë ka fiksuar edhe objektivat e merkatos.
“Pozicioni i Lacios në lidhje me ‘çështjen Anxheleri” është mjaft i qartë. Dëshirojmë në sezonin e ardhshëm që lojtari të veshë fanellën bardhekaltër. Në lidhje me rinovimet e Zarates, Pandevit e Ledesma jemi optimistë. Kemi dëshirën të bëjmë blerje të rëndësishme, por kjo varet nga kualifikimi në Kupën UEFA”.
“Jemi në një moment kyç të sezonit, - citohet Tare nga mediat italiane, - dy ndeshjet e ardhshme kanë brenda gjithë sezonin. Gjithmonë me Rosin në bankinë. Përse të mos jetë?”
E Merkure, 25 Shkurt 2009