Tarifa e dritave për buxhetorët
Ministrive dhe institucioneve buxhetore, në buxhetet e miratuara për vitin 2008, do t‘u shtohet fondi 1.3 milionë dollarë, për kryerjen e pagesës së shtresave në nevojë, për mbrojtjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Çdo familje e punësuar në shtet, më të ardhura nën 35 mijë lekë në muaj do të marrë 500 lekë subvencionim për të përballuar tarifën e rritur të energjisë elektrike, të miratuar nga ERE që prej 1 marsit 2008. Më shumë nga të gjithë do të përfitojë Ministria e Arsimit, 800 mijë dollarë.