E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilësia ushqimore, nga italianët

Instituti Italian i Certifikimit të Cilësisë prej disa javësh po ushtron funksionin e saj edhe në Shqipëri. Ky institut drejtohet nga presidenti Alessandro Felloni. Të gjitha vendet jashtë BE-së që kanë nënshkruar MSA, janë të detyruara të ndjekin rregullat e Certifikimit të Cilësisë. Ky institut pas inspektimit që bën nëpër lokale dhe hotelet kryesore të vendit, vlerëson nivelin e cilësisë së tyre, të cilin më pas e përkthen në yjet që ata meritojnë. Instituti Italian i Certifikimit është një realitet dinamik dhe certifikon sisteme në kompani, produkte, shërbime etj. Ky institut ofron katër marka për mbështetjen dhe ecurinë e tregut dhe për nevoja të kompanive të ndryshme. Instituti Italian i Certifikimit operon në tregun italian dhe ndërkombëtar përmes qendrës në Losanna dhe selisë operative në Torino. Certifikon produktet, sistemet e kompanive, të personelit, ambientit dhe shërbimeve. Gjithashtu, zhvillon funksionet e certifikimit nëpërmjet përdorimit të katër markave që përfaqësojnë dhe karakterizojnë sektorë të ndryshëm operativë. Instituti Italian i Certifikimit operon në tregun kombëtar, ndërkombëtar, evropian, duke u nisur në vënien e simboleve tregtare dhe markave të depozituara për të vlerësuar arritjet e tyre. Markat identifikuese të certifikimit të produkteve bazohen në hapësirën e traditës së certifikimit të produktit, që artikulohet nëpërmjet verifikimeve teknike dhe atyre laboratorike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›