Banorët e Peqinit festojnë "Natën e Verës"
Nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti janë organizuar aktivitete të shumta për këtë festë e cila në këtë zonë dhe në gjithë rajonin e Elbasanit ka një traditë mjaft të hershme.
PEQIN- Banorët e qytetit të Peqinit kanë festuar mbrëmë Natën e verës. Nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti janë organizuar aktivitete të shumta për këtë festë e cila në këtë zonë dhe në gjithë rajonin e Elbasanit ka një traditë mjaft të hershme. Me këtë rast në sheshin qëndror të qytetit të Peqinit mbremjen e djeshme është organizuar " Nata e Veres 2009". Aktivitetet i ka hapur panairi i prodhimeve të kuzhinës tradicionale të zonës së Peqinit. Në këtë panair janë prezantuar prodhime dhe gatime tradicionale peqinase .Të pranishmit dhe vizitorët kanë vlerësuar cilësinë dhe shijen e kuzhines tradicionale. Në vijim të aktiviteteve nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe ata të gjimnazit të qytetit të Peqinit kanë zhvilluar në bulevard paradën e karnavaleve . Aktivitetet kushtuar “Natës së Verës janë mbyllur me një koncert festiv në shesh i cili është ndjekur nga afro 5 mijë të pranishëm.
(NEWS24/BalkanWeb)