CEZ ekspertet Fund situates monopol

Kompania CEZ po i merr me forcë fitimet e veta nga shitja e energjisë elektrike te konsumatorët shqiptarë. Ky është mendimi i një prej ekspertëve të njhur të këtij sektori. Duke folur për Alsat, Gjergj Simaku shpjegon se situata ndërmjet konsumatorëve dhe kompanisë monopol në tregun eenergjisë nuk është normale.
"Fitohet me forcë, dhe kjo forcë po duket. CEZ po bën kokëfortin lidhur me konsumatorët shqiptarë. Është krejtësisht normale për shembull ajo fatura që më erdhi me zero në muajin dhjetor, po unë personalisht kam një konsum jashtëzakonisht të madh. Jam në një pikëpyetje të madhe. Nëse kjo faturë do më vijë për dy muaj bashkë, ai 300 i fashës së parë si do më faturohet, një herë apo dy herë? Këtë duhet ta di", tha Gjergj Simaku, ekspert i energjetikës.
Mardhëniet mes konsumatorëve dhe kompanisë mund të rregullohen vetëm me ligje mbrojtëse për klientët. Sipas zotit Simaku duhet riparë dhe kontrata që lidh shitësin me blerësin. "Nuk është thjesht të kesh drita 24 orë, nuk është thjesht të shpjegosh se po bën investime sepse rrjeti është i amortizuar. Këto probleme diheshin. Ajo që më shqetëson realisht mua dhe ju që pyesni, ne i qajmë hallin CEZ se si ta nisi dhe CEZ me konsumatorët. Po këta konsumatorë qënkan jetimë, nuk mendoka njeri për këta?", vijon Simaku.
Për shkak të çmimeve të reja të energjisë për vitin 2011, tashmë të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë pritet që CEZ të ankimojë në gjykatë këtë vendim. Kompania e shpërndarjes ka shprehur pakënaqësi për cmimet e reja të shitjes me pakicë.
Florian Papadhimitri