E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fletëve të votimit

Ka nisur puna per asgjesimin e fleteve te votimit, nga komisioni i ngritur nga KQZ per kete detyre. Materiali ruhet ne dy magazina ne zonen e Lundres, aty ku ndodhen dokumentet e arkivit te shtetit. Komisioni ka nisur se pari me seleksionimin e dokumenteve, qe jane flete votimi e kundra flete, si dhe me materialet zgjedhore dhe listat e zgjedhesve, qe pergatiten per t'u ruajtur ne arkive. Do te duhen disa dite qe materialet te grumbullohen per t'u asgjesuar me pas larg qendrave te banuara. Ende nuk dihet, se cili do te jete vendi i djegies se tyre. Ndersa komisioni qendror i zgjedhjeve u mblodh per te diskutuar arkivimin e fleteve te votimit. Kryetari Arben Ristani ka kerkuar klasifikimin e listave, duke u bazuar ne ligjin per mbrojten e te dhenave personale. Kjo do te thote se per nje kohe te gjate listat e zgjedhesve nuk mund te behen publike as edhe ne rastin e ngritjes se nje komisioni hetimor per zgjedhjet. Nen kryetarja e KQZ-se Deshira Subashi ka qene kunder shqyrtimit te ketij akti. Sipas saj, menyra se si eshte sjelle per diskutim eshte e kundraligjshme pasi Ristani ka paraqitur nje dokument te firmosur nga vete ai. Pas ketij debati, anetaret e opozites kane braktisur mbledhjen, ndersa Artan Lazaj ka qendruar per te kundershtuar veprimet e perfaqesuesve te mazhorances.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›