FAO Bota kercenohet nga nje krize cmimesh
Uashington 20 nentor NOA - Organizata Boterore e Ushqimit FAO ka paralajmeruar se bota po kercenohet nga nje krize e forte cmimesh.
Duke e parashikuar qe ajo te jete e pranishme ne bote gjate vitit te ardhshem FAO deklaron se kjo mund te ndodhe si pasoje e renies se prodhimit bujqesor e si pasoje e kesaj edhe e uljes se rezervave te tij ne mbare boten.
Nje gje e tille do te beje qe te rritet ndjeshem cmimi i tyre gati per shumicen e prodhimeve bujqesore pas rritjes se pesuar nga cmimi i dritherave gjate stines se veres.
n.e/NOA