Dita e tete

Vezhgim Ne Formen E Nje Udhetimi Ne Kohe Nga Ylli Ne Cepin Me Distal Te Universit Tone
Po rri ketu ne kete tarrace te gjere te veshur me pllaka te emaluara me ngjyrime te gjelbra smeraldi e shkrime arabe te zeza punuar me dore ne kete tarrace te larget nga bota ime e vjeter mbi shkretetire sot nje dite te diele tani pikerisht ne diten e tete ne nje gjendje ne forme tete 8 ose me sakte ne forme lemniskate rrotullohem ne veten time e vetja ime rrotullohet ne kohe e hapesire duke me bere te mundur te njoh fshehtat.
Nuk kam nje ide te qarte se cpo me ndodh tani. Madje fjala tani nuk paska ndonje kuptim real.
Shoh perballe meje shkretetiren e paane e pamate e pamundur te rroket e tera me syrin e thjeshte te nje njeriu qe nuk eshte sy shqiponje.
Ne mendje me ushton nje refren pa adrese e pa arsye
Ja ku jane njerezit te pergjithshem jo autentike te veshur te tere njesojhellip
Dhe ceshte Cpo vjen drejt meje Duke levizur aq ngadale mbi ate dune rere Oh po ecen. Qenka nje njeri.
Ja ku afrohet ketu perballe. Dicka do te me thote tani e degjoj mire zerin e tij te zbehte te cilin e mbyt perhumbja e shkretetires se pafund. Tregon veten me gisht e uleret
Une Jam Njeriu i se Ardhmes
Eumlshte i teri veshur me te bardha.
Dihet tashme qe ne arkivat e diturise tokesore eshte e regjistruar si ngjyre e pergjithshme. Perfshin tere spektrin e ngjyrave brenda saj.
Po keshtu dhe njeriu i se ardhmes eshte i teri i pergjithshem. Ulet ne nje stol minimalist e komod prej pelhure te bardhe mu ne mes te shkretetires zhyt kembet ne reren e lashte dhe ai aty i ka te-gji-tha.
Nxjerr nga xhepi nje telefon celular dhe fillon te flase.
Cfare po ben
Po punoj i dashur
Me thote i dashur ne menyre industriale nje term qe ia kane mesuar ne listen e sjelljeve te mira dhe vazhdon biseden. Njeriu i bardhe ne stolin e bardhe ne mes te nje hapesire gjigande rere ai po punon
Atij nuk i duhet te ece te shkoje personalisht ne vendin ku punohet ti vere shpatullat punes. Ai flet ne telefon celular. Punon me te folur.
Mua nderkohe me merren pak mend plakat smeraldine dhe shkronjat me kthehen ne arabeska dhe perceptimi nis te behet habitshem i shpejte. Me shohin syte imazhe kurioze te pamjes perballe meje.
Ja kembet padyshim nisin ti atrofizohen ne qendrimin e tij ulur duke punuar folshem. Nuk eshte se i hyjne shume ne sherbim. Dhe evolucioni i rrepte me lapsin e tij te kuq te stermadh te gjakut i eliminon.
Shkretetira para shkelqim fantastik nje klessider e madhe e pafund qe mat kohen e kushedi se kujt por jo te Njeriut te Se Ardhmes. Ai rri ulur. Shikon qiellin.
Po bie nata mahnitese ne shkretetire. Qielli arrin te ngjyroset deri dhe lilac pastaj kalon ne nje sere nuancash deri ne nje erresire te ftohte e te frikshme erresire te thate aq sa fryma perton te dale nga goja.
Nje i ftohte i tmerrshem me ze nga fyti me rrjep lekuren shume ngadale e me dredh tere fijet e muskujve e smund te dua gje tjeter me shume ne bote se gezofin e trashe te bishes qe te mbuloje trupin tim krejt e te derdhet ne teprim tutje.
Por njeriu i se ardhmes nuk e ndjen tere kete. Ai nderkohe ka shtypur nje buton e kostumi i bardhe ka filluar te ngrohet. Lekura e tij ruhet ne kushtet e lageshtires ideale ngrohtesise ideale ne kushte ideale nga kostumi inteligjento-artificial autoveprues. Nj.S.A nuk ka nevoje me jo per gezof po as per qimet e trupit. Ato bien. Lekura behet e bardhe. Nj.S.A behet i bardhe
Lekura e trupit te tij nuk ka nevoje te jete e erret e pigmentuar per te terhequr rrezet e Diellit Ate. Ska pse te jete e vaskularizuar. Nuk duhet te lodhet fiziologjia e anatomia trupore per ngrohjen. Nj.S.A ngrohet me kostum dhe nje buton. Ai vazhdon te flase ne cel.
E te mendoje per zgjidhje te puneve. Duart nuk eshte se i perdor shume. As trupin.
Truri i tij punon me skema te gatshme te mesuara me pare neper te cilat fut punen dhe e nxjerr te zgjidhur. Kjo koke furnizohet pambarimisht me karburantin gjak.
Evolucioni me lapsin e tij te kuq dhehellip puf Duart trupi atrofizohen.
Puna zhvillon. Puna behet me tru. Truri hipertrofohet. Koka hiperblastohet. Zmadhohet. Rritet presioni intrakranial. Bien floket se truri shtyn me force cdo gje qe i ze rrugen. Syte zmadhohen nga presioni e shtyhen dhe ato jashte kokerdhokeve. Veshtrimi dobesohet deri ne davaritje nga kjo shtytje po per njeriun e se ardhmes kjo nuk eshte kokecarje. Ai fut doren ne xhepin e tij te bardhe e ve syzet e tij speciale. Permes valeve te syzeve perceptuese truri njeh boten e jashtme nepermjet hologramesh. Syte dhembin por lapsi i kuqhellip dhe syte atrofizohen.
Meqe krahet u holluan nga mosperdorimi ato lodhen shpejt duke mbajtur celularin tanime. Njeriu I Se Ardhmes e gjen zgjidhjen pas pak muajsh ulur aty ne stofin e bardhe te stolit. Projektoi telefonin celular vesh ndash goje. Ai vendosej ne vesh kapej aty dhe zgjatej nje fije deri ne goje. Thjesht degjonte dhe fliste.
Kaloi pak kohe dhe telefoni celular vesh goje u shkri me paretin temporal te kafkes duke u ankilozuar ne nje trup shume interesant. Impulset e te folurit dhe degjuarit perhapen nepermjet kesaj kocke temporale. NjSA duke lene pushim fantazine poetike te padobishme ne njesine e kohes i bie shkurt duke e quajtur Tik. Si tiku i pare qe ben ne momentin e shkembimit valor mikroaparatura.
Koha kalon e une shoh qarte ndryshime te reja te njeriu i ulur aty ne reren e shkretetires. Truri vazhdon te zmadhohet nga kerkesat e tij per me shume gjak.
Njeriu akoma dhe me i bardhe. Tanime nuk flet dhe aq. Truri ne evolucion e siper beri qark te shkurter. E folura nuk ekziston me. Mendimi i duhur selektohet dhe dergohet nepermjet valeve. Jepet e merret komunikimi me antene dhe vale.
Valet psikelektronike jane marredhenia e re.
Ndiej se duke ndjekur tere kete gjendje ne forme infiniti matematik ku nuk po kuptoj ne sillem une ne forme infin apo universi sillet rreth meje apo ne eshte mendja qe po perjeton gjithcka multidimensionalisht sidoqofte nje sistem me i thjeshte e primitiv po me del nga kontrolli. Stomaku po me acidohet keqas ne mungese te dickaje pertypese edhe pse skam uri. Gastriti im po fillon te luaje me paretet e stomakut.
Edhe Njeriu i Se Ardhmes dikur hante shume. Punen qe po ben tani ulur ne stolin me cohe te bardhe dikur i bente ne dreka e darka te medha pune.
Tani ai ha shume pak. Nje ushqim te zgjedhur te sajuar specifik per te. Nje ushqim te pergjithshem ngjyre qumeshti supe primordiale qe permban tere cka trupi ka kerkese dhe nevoje. E cuditerisht nga nje nevoje kujtese apo kenaqesi onanike e quan akoma pape. Pape bebi.
Pertej deshirave nofullat si pasoje u atrofizuan. Dhembet u zhduken dhe fytyra u zvogelua ne maksimumin e saj. Truri dhe koka vazhdojne te zmadhohen. Trupi zvogelohet e zvogelohet.
Njeriu dikur bente dashuri fizike. Hormonet e feromonet ndiheshin nuhateshin rreth trupave cliroheshin aroma dhe energji qe perfshinte shpirtin e trupat ne vorbull perplasjesh dhe ndjeshmerish te epshit plot deshire.
Sot Aty perballe shoh Nj.S.A qe flet ne telefon celular.
Qe komunikon vale midis tij dhe partneres. Selekton me mendje vale joshje vale prekje e nuhatje. Vale perkedhelje vale kafshimi vale kenaqesie eksitimi.
OK tani kalo ne frekuencen e orgazmes te lutem
Seks valor nje tufe lulesh shumengjyreshe virtualo-psikike dashuri ne distance
Sepse Njeriu i Se Ardhmes nuk ka kohe te bredhe pas mbathjesh e lengjesh. Ai ka pune. Dhe puna e rrit e zhvillon me tej. Le qe edhe sikur te doje te vrapoje a te ece pas marredhenies fizike tani eshte teper vone. Kembet i jane atrofizuar. Kalon dhe pak kohe. Vete organet gjinore jane atrofizuar. Seksi fizik tani eshte histori.
Deri pak me pare pasi bente seks televalor ai donte te bente femije. Dergonte nje kerkese ne nje banke sperme e cila kontaktonte nje nga laboratoires te shumta te specializuara e urdheronin nje femije ashtu si ua donte kodi gjenetik i bashkesise familjare qe trashegonte menjehere kostumin e vockel te bardhe syzet dhe Tikun e tij. Ulur ne stolin e tij ne shkretetire.
Po tani qe i jane atrofizuar organet e panevojshme
Shetitja ne diten e tete behet pak si e nxituar por jam adaptuar mire. Levizja ne formen e infin nuk me sjell me trazime tashme nese fjala tashme ka kuptim ketu.
Koha vizuale ecen me ritme jashte ndergjegjes dhe kapacitetit tim. Duhet te kene kaluar disa dhjetemijevjecare e shoh Nj.S.A qenien e bardhe nje e bardhe qe ka filluar te shkrihet me boten te pergjithesohet te tretet drejt se tejdukshmes me nje koke groteske e i tere trupi tashme eshte miniature e trupit te lashte njerezor. Pa organe riprodhimi ai tashmehellip Klonohet Po Dhe pasi krijon nje trup te ri me ndarje mitoze ne kete trup qe eshte mjeti i tij zhvendos tere ngarkesen e tij psikotrunore ne trurin e ri e shkelqyes.
Dhe ja Nj.S.A eshte i pavdekshem
Sepse ka shume pune nuk ka kohe dhe i duhet per hir te punes te evoluoje me tej.
Ja ku eshte atje tej para syve te mi ne shkretetire si nje sfere e madhe e tejdukshme me dy apendikse trupin per tu mbeshtetur ne reren e nxehte dhe antenen. Dhe vjen nje moment qe as antena nuk i duhet me. Gati-gati arrij te dalloj zhvillimin e trurit si ne nje film me levizje te ngadalte duke u shkrire pjeset strukturat e tij me njera tjetren ne nje mase te vetme zmadhuar ngadaaale e tendosur kafken e lemuar te bardhe e me tej te tejdukshme si rezultat i pergjithshmerise.
E nepermjet kafkes sferike emeton valet. Valet e komunikimit me njerezit e tjere te se ardhmes sferat e tjera te tejdukshme.
Nderkohe ne keto mijera vjet edhe truri ka pesuar ndryshime te medha. Cdo qelize specifike e tij masa gri talamuset hipotalamusi sistemi limbik e cdo hapesire tjeter qe kureshtarit lexues mund ti lodhe koken ka humbur vecantine dhe eshte pergjithesuar. Tru kete moment quhet nje mase amorfe me shkarkesa elektrike e qe emeton vale nga kercimi i elektroneve ne nivele te ndryshme energjetike sipas nevojes se vete Nj.S.A.
Hej Sapo kaluan mijera vjet para syve te mi pa me pyetur fare. Shpresoj nga tere kjo mos me shpifet ndonje lloj kanceri nga kjo dreq dite e tete
hellipDhe njeriu flluske tashme pluskon ne ajer. Elektrongarkesa e flluskes mund perfundimisht gravitetin duke realizuar endrren e Da Vincit dhe australopitekut qe shihte ziliqar arkeriopteriksin duke i fluturuar frikshem mbi koken me cepa.
Perfundimisht Njeriu fluturon Ne menyre organike anatomike sferike fiziologjike.
Kjo ndodhi ne saje te zmadhimit te mases amorfe tru e valeve qe emeton ky i fundit prej shperthimeve psikoelektronike qe ndodhin aty si pasoje e punes. Sa me i madh truri aq me e madhe psikongarkesa aq me i larte e i gjate fluturimi autonom. Keshtu serish pas qindra mijera vjetesh njerezit u ndane ne zvarrites pluskues fluturues lart fluturues shume lart.
Tanime njeriu eshte flluske e ngjashme me ate te sapunit i rrumbullaket perfektshmerisht forma qe harxhon me pak energji e ka mundesi te percoje vale te shkembeje e kontrolloje ne tere drejtimet qe i percakton rrezja e tij sferike. Shkelqyes i tejdukshem ne shkrirjen e tij me boten.
Ne kete pike te marramendjes sime shoh njerezit flluska qe fluturojne lart ne qiell te tere crregullimshem.
Shoh pas ca dhjetera mije vjetesh te tjere si perplasen me njeri-tjetrin keto flluska duke u bashkuar e shkrire ne qenie me te medha e te rrumbullaketa.
Tanime nuk shoh me klonime as ndarje mitoze por bashkime. Flluskat te shtyra nga nje mungese qenesore ne thelb te tyre njerezit flluska bashkohen ne dy tre pastaj kater pese e shume flluska.
Ne nje moment te parathene krijohet siper tokes nje megasuperqenie flluske qe njerezore ka vetem informacionin gjenetik e neural.
Duke mos qene projektuar per te qene nje njeriu ose per te thene ashtu si shoh njerezimi plasi ne qindra grimca prej Qenies Sferike Magnus. E ato grimca bresheruan ne token ame. U kthyen ne gjirin e saj ne gjolin primordial. Dhe aty ne te ngrohtin mitral te Geas grimcat e neuroneve mbine ne qindra mijera bime nervore.
Shoh te parakalojne ne syte e mi dhunshem qindravjecaret kohore e kjo eshte nje gje e frikshme. Ky eshte nje ditar udhetimi pak skizofren.
Bimet nervore rriten e rriten. Nga tere keto faza evolutive te forta informacioni eshte i crregullt grimcor. Dhe kjo forme e qenies me info te manget eshte forme e pangopur ndaj jeta e sjell bukur qe bimet nervore te shfaqin tipare kanibale duke gllaberuar njera tjetren per te rifituar informacionin e kaotizuar nga shperthimi i qenies njerezore flluske magnus. Gllabero dhe rritu
Kalojne miliona vjet e ne kete kthese te re te timonit te udhetimit tim po ndjej se po me lene ato pak nerva qe me kane mbetur.
Shoh nje qenie serish gjigande serish te vetme nje bime nervore. Ngrihet e ngrohet mbi token ame. E kjo qenie nuk ka me cte haje. Ajo ndjen se toka e uji jane mema e ati. Dhe nis e shtyre nga nje deshire edipiane te thithe tere ujin e te gllaberoje token me copeza te medha ne forme kafshatash njerezore. Absurditet ta shprehesh por toka eshte nje copez buke e shijshme per te vetmen Bimen Nervore. Qenien e vetme ne toke. Nje sistem me tre elemente. Nje sistem i mbyllur. Nje qenie qe thith oqeane e akullnaja e kafshon copeza malesh kodrash shkembinjsh gllaberon fusha e pyje e tere cte sheh syri. Planeti yne ose planeti i saj tashme zvogelohet ajo rritet.
Toka zhduket e bima toke ne forme tashme serish te rrumbullt rrotullohet natyrshem e madherishem rreth diellit duke rrezatuar vale. Valet punojne per te gjetur ushqim.
Dhe papritur pas disa mije vjetesh cmendurisht gllaberohet hena. Pastaj me radhe planetet. Me perpirjen e Jupiterit informacioni i bimes Toke i dikton se tashme mund te beje te njejten gje me diellin. Perpin Merkurin ne nje vit dhe brenda disa mijevjecareve tere trupat e sistemit diellor qe tashme ishte i teri nje. Unifikim Pergjithesim Shkrirje
Galaktikat megagalaktikat kane radhenhellip tani koha hapesira
Hapesira tkurret rreth Qenies se Pergjithshme. Neuronit Universal.
Koha eshte ne funksion te ushqimit te tij. Neuroni universal eshte nje mase plazme qe percepton e percon sinjalet e saj te urise dhe zoterimit ne tere universin.
Hapesira eshte ajo vete. Tashme ska me cte haje por informacioni qe ajo bart i farketuar e tejzgjatur terkuze ne historine e kohes e detyron te gllaberoje se eshte zot. Dhe ja ku qenia Universale fillon te kafshoje e gllaberoje veten e saj nese vete ka kuptim ne kete ceshtje te komplikuar.
Dhe ha e ha perpara meje shihet nje vrime e zeze. Totale.
Ajo tkurret e tkurret ne vetvete e nga kolapsi plazmatik erdhi Shperthimi i Ri nje Univers i ri sapo lindihellip
II
hellipU permenda nga dridhmat kompulsive qe me tejcuan pllakat e ftohta te tarraces ketu siper reres se pafund te shkretetires.
III
Njeriu ka kohe qe nuk eshte me qenie specifike. i vecante. Periudha me e bukur e ekzistences se tij ka qene ajo kur nuk kishte mesuar punen. Kur ishte majmun ashtu kafshe si gjithe te tjerat. Madje ngjan te jete periudhe fantastike e plot kuriozitet dhe shnderrimi ne mijeravjecare nga majmun i papune ne njeri qe i gjen aq pune vetes sa harron qenien.
Njeriu qenie mbinatyrore qe zbut e lakon natyren ne dominim te tij por eshte aq i brishte sa te ngordhe nga nje pickim merimange nje kafshim gjarpri kthetrat e nje tigri te kesaj natyre qe ngulen ne mishin e bute njerezor.
Ndoshta kam pretenduar shume te njoh misterin e krijimit dhe se ardhmes se tokes.
Tere keto vite jam shkrire ne studime te shkencave te natyres atyre ekzakte madje dhe atyre okulte. Kam kaluar papergjegjshem nga historite darviniane teorite e evolucionit post Darvin studimet e hollesishme te gjeofizikes kozmogonise antropologjise ne ritet me te erreta te doktrinave fetare.
E nga keto te fundit ne rite akoma me te erreta te nenbotes sekrete jashte kufijve te zotit.
Cdo gje nga keto eksperimente me turbulloi ndergjegjen dhe ekzistencen deri ne kufijte e psikikes sime.
Kam vuajtur. Keqas. Nga nje force misterioze e brendshme nga nje morse virtuale e tejcelikte qe me shtrydhte shpirtin duke me imponuar kerkimin e pafund te se vertetes se vertetes se qendres.
Dhe arratisja ime ne kerkim te shpetimit te harreses ndaj ketyre thikave ngulur dashje pa dashje me sa duket qe nga lindja ne qenien time e pashe veten duke terhequr zvarre pas meje misteret eleusine te perjetesise dhe vdekjes deri ketu ne skaj te botes se qyteteruar ku kam ardhur ne dukje me pushime. Me cpushime Pushime nga vetja
Njehere i torturuar nga pyetjet dhe kerkimi i pafund i se perjetshmes brenda ose jashte meje kudo gjendej iu luta nenes natyre e fatit tim te me jepnin aftesine qe ne nje sekonde te dija cdo gje gjithcka te isha zot vetem per nje sekonde.
Dhe dreqi ta haje proverbin e lashte kinez kujdes nga ajo qe kerkon mund te te jepet nje pretendim i tille i pacipe e arrogant meritonte te merrej disi parasysh ne nje shkalle te caktuar e te ndeshkohesha per mendjen time perverse duke u shperblyer ne fund te kesaj jave te fundit ne fundin e dites se diele. Ne ate qe nisur dhe nga kujtimet e eksperiencave te disa pak njerezve ne historine e tokes mund ta quaj rendom Dita e Tete.
Gjithcka ndodhi e pershkova si munda me siper. Tani jam me se i bindur qe arrita te mesoj vetem dicka. Dicka te vockel qe e ruaj me xhelozi mu ne mes te gjoksit. Diamantin tim personal te paster e transparent permes te cilit shihet bukur tere universi.
Ne faqet e tij eshte shkruar e vetmja teze absolute antisokratike. Tashme Di Nje Gje Qe SDua Te Di Asgje.
Dua vetem te zhgerryhem ne balten e origjines si majmun i vogel te gjej nje majmuneshe te lezetshme te me shkule floket e shpirtit tim e te me shuaje zjarret e trupit te rraskapitur nga kjo jete kerkimesh e pretendimesh te marra.
Shoh tani agimin e bukur e te mjere qe hedh driten mbi tarracen artistike fantastike e tragjike per mua. Degjoj nje lsquokerck e kthej koken pas.
Perdja ngjyer oker hapet e mbyllet ritmikisht nga era e lehte duke zbuluar ate zemren e botes.
Ndjej fort se bukuria orientale duart e bukura gishtat e holle pellembet e pikuara me kena dhe floket e zeza pis qe mbulojne shpatullat e saj te lakuriqta
beli i terhequr ne vete si nje vrime e zeze e trupit te saj qe therret deshperimisht gjoksin lodrues e kembet e gjata Tere kjo pamje frymemarrese emrin e se ciles nuk e kujtoj dot me therret si sirene edhe pertej gjumit te bukur qe po shijon tani.
Ajo me therret e gjithcka dua eshte ti pergjigjem me tere veten tere fuqite krejt i lire nga koka ime mbi shpatulla. Pak poezi ne kete nate ndoshta do jete berthama e duhur per udhetime drejt nje dielli te ri te dites se neserme.
Nga Loer Kume e gjeni te tiranacalling.wordpress.com