Tash, integrimin

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë takimit që të enjten pati me homologun e tij finlandez në Helsinki, mori premtime për vazhdimin e mbështetjes së Kosovë në të gjitha fushat nga Finlanda.
Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen, ka vlerësuar arritjet e gjertanishme të Kosovës dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes, tash në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.
Vanhanen është shprehur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar se Serbia, në këtë kontekst, është e obliguar që të zgjidhë problemet në raport me Kosovën.
Sipas një kumtese për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit Hashim Thaçi, në këtë takim është konstatuar se Raporti i Progresit për Kosovën, që pritet të publikohet sivjet, do të evidentojë progresin e shënuar në zhvillimin e proceseve pozitive në Kosovë.
“Në takim janë vlerësuar lart marrëdhëniet e deritanishme bilaterale në mes të Kosovës dhe Finlandës, si dhe është shprehur gatishmëria dypalëshe për të vazhduar trendin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira dhe me interes reciprok”, thuhet në kumtesë.
Kryeministri Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin finlandez për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën në kuadër të KFOR’it, EULEX’it dhe ICO’s, ndërsa ka ftuar investuesit finlandezë të jenë prezentë me investimet e tyre në Kosovë, duke thënë se vendi ofron kushte dhe ambient të përshtatshëm.
Në këtë takim janë identifikuar fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët për zhvillim, sidomos në ato fusha ku Finlanda ka treguar një standard të lartë.
Në këtë kontekst janë identifikuar fusha e ambientit, e pylltarisë, e bujqësisë dhe fusha tjera.
Delegacioni kosovar do të vazhdojë takimet në Helsinki edhe të premten (sot), kur pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërshtetërore.
“Ministri i Integrimeve Europiane, Besim Beqaj, të premten takohet me ministrin e Punëve të Brendshme në Finlandë, me të cilin do të bisedojnë për integrimet europiane dhe liberalizimin e vizave. Ndërsa, zëvendësministri i Ekonomisë dhe i Financave, Bedri Hamza, do të nënshkruajë marrëveshje me homologun e tij në fushën e doganave”, tha për Express Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë.
Ahtisaari mbështet integrimin e Kosovës
Vizitën zyrtare në Finlandë, delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi, e ka filluar duke e takuar ish-ndërmjetësin e OKB’së për Statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarin, i cili ka shtruar rrugën e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Ahtisaari ka shprehur bindjen e plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën.
Kryeministri Thaçi, siç është njoftuar, i ka folur Ish Presidentit Ahtisaari për progresin që Kosova është duke e shënuar në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj si shtet i pavarur.
“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësinë e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtetndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur Thaçi.
Ai ka vlerësuar lart edhe angazhimin e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të Kosovës, për të çuar përpara proceset dhe progresin në Kosovë në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Thaçi i ka dhuruar Ahtisaarit librin “Feniksi i Kosovës”, i bërë nga Galeria e Arteve e Kosovës.