E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi nis projektin e riciklimit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, institucionet e Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në, kanë filluar implementimin e projektit për riciklimin e mbeturinave, duke vendosur fillimisht disa kontejnerë tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, e për të vazhduar mandej nëpër hapësirat e tjera.

Në fakt pjesë e këtij projekti janë Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor së bashku me UNDP dhe Qeverinë e Kosovës, ndërsa riciklimi i mbeturinave do të bëhet fillimisht në pesë komuna të Kosovës.

Kryetari i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, Naser Rugova ka thënë se ky aktivitet ka filluar nga Kuvendi i Kosovës, pro do të vazhdohet edhe nëpër institucionet e tjera, mënyrë që të ndikohet te qytetarët për të ndihmuar në krijimin e një ambienti sa më të pastër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›