E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tashmë dashuria studjohet si shkencë më vete

Një organizatë jo fitim prurëse britanike i ka ofruar një laboratori në Londër 1 milion paund për të arritur një objektiv të vetëm: Të llogarisë me ekzaktësi bukurinë dhe joshjen seksuale.
Xhorxh Harrison (kitarist, kantautor dhe kompozitor anglez) gjithnjë pyeste. "Çfarë është ajo gjë që më tërheq mua si asnjë tjetër" kjo është një frazë e teksitit të këngës së tij "Something". Pikëpyetja nuk zgjati shumë dhe përgjigja jepet jo më nga muzika, por në formën e literaturës shkencore, nëpërmjet saj jepen përgjigjet e kësaj pyetjeje. Hormone, përzierje gjenetike, përbërës të kockave, janë ato që nevojiten për të studjuar reaksionin kimik të dashurisë me shikim të parë.
Për të zbuluar formulën e dashurisë shoqata Ëellcome Trust ka ofruar një çmim prej 1 milion stërlinash, të cilat kanë shkuar në laboratorin neuroestetik të University College të Londrës. Fondet do të shpënzohen për të studiuar mekanizmat e trurit të cilët na bëjnë të gjykojmë "të bukur" një pikturë apo "seksi" një individ të seksit të kundërt. Këto kthehen në të dhëna, të cilat shkencëtarët i kanë zbuluar duke gërmuar në sistemin endrokin të burrave dhe grave të dashuruar, bën kërkim të trukeve që natyra përdor, dhe kjo jo vetëm për të kuptuar qenien tonë, por edhe për ta përmirësuar nga brezi në brez , për ta bërë njeriun ti ketë më të lehta ndarjet.
Sipas studimeve ne nuk jemi të lirë të zgjedhim, pasi ata që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit janë ligjet e natyrës, reaksionet kimike dhe zgjedhja gjenetike. Zbulimi i anës shkencore të dashurisëofron shumë surpriza dhe këshilla të nevojshme.
Sipas studimeve sa më shumë një njeri të dashurohet, aq më shumë ai ka tendencën të nënvlerësojëaftësitë e tij për tu rikuperuar pas ndarjes dhe në të vëretë kemi parë që në ndarjet që ndodhin, të cilat në dukje duken shumë dramatike partnerët e braktisur arrijnë gjithnjë të gjejnë forca, të cilat nuk i kishin menduar më parë. Një antropologe e Universitetit të Rutgers ka studiuar me anë të rezonancës magnetike trurin e burrave dhe të grave të dashuruar dhe ka vënë re që zonat më aktive janë ato që përfshihen në këtë lidhje. Kur një ngapartnerët vendos të mbyllë një lidhje, tjetri do të reagojë me zemërim duke përshpejtuar ndarjen dhe duke krijuarmundësinë për të rënë sërisht në dashuri. Por nëse mendojmë se jemi ne që e zgjedhim partnerin, gabojmë rëndë. Është hunda ajo që e zgjedh, dhe kjo ndodh në bazë të direktivave të treguara nga përzgjedhja e natyrës. Një shoqëri "për kokë"e cila na pëlqen lind nga kombinimi i duhur i hormoneve të partnerit, të cilat trasmetohen e më pas transportohen në tru. Një përbërës i ri i kokteilit të tërheqjesi është shtuar kërkimit. Shkencëtarëve këtë herë fantazia u ka sugjeruar të shkojnë të studjojnë shkencën e dashurisë në një klub nate, mes uiskit, fermave të zhveshura dhe burrave të eksituar. Një nga studiuesit ka vezhguar me imtësi se ku shkonin më shpesh sytë e meshkujve dhe cilat ishin femrat që ata dëshironin më shumë. Falë një shqise të gjashtë misterioze burrat shikonin dhe dëshironin më shumë vajzat që gjendeshin në fazën e ovulacionit. Kjo shpejgon shumë mirë se nuk jemi ne, në mënyrë natyrale ata që bëjmë përzgjedhjen e partnerit, por janë mekanizmat biologjike, ato të cilat rregullojnë një anë shumë të rëndësishme të dashurisë. Dhe nuk do të ishte e ekzagjëruar që të thuhej se shkenca e dashurisë ka ekzistuar që në prehistori
Termometri i dashurisë
Për çdo fjali këtu poshtë zgjidhni numri 1 ( kur nuk është fare e vërtetë) dhe numrin 9 ( kur është tërësisht e vërtetë) të cilat përshkruajnë më mirë atë çka ndjen për njeriun që dashuron. Qarkoi numrat që zgjedh
1.do të ndihesha shumë e/i dëshpëruar nëse më le
2.ndonjëherë më duket sikur nuk arrij ti kontrolloj mendimet e mia.
3.ndjehem e lumtur kur bëj diçka që e bën të lumtur
4.preferoj më shumë të rri me atë se më këdo tjetër
5.do të isha xheloze nëse do të zbuloja se po dashurohet me dikë tjetër
6.dua të di gjithcka
7.e dëshiroj fzikisht, emocionalisht dhe mëndërisht
8.kam nevojë të vëzhdueshme nga ana e partnerit
9.për mua është perfekt
10.ndjej se trupi im reagon kur më prek
11.më duket sikur e kam gjithnjë në kokë
12.dua që të dijë gjithçka për mua, mendimet, frikën dhe shpresën
13.vëzhgoj me kujdes ndonjë shenjë që tregon se më dëshiron
14.ndjej një tërhejqe të fortë
15.ndjehem me të vertë i depresionuar kur gjërat në lidhjen time nuk ecin mirë
Bëj mbledhjen, sa më e lartë të jetë shuma e arritur, aq më shumë ndjenjat tuaja tregojnë një dashuri pasinante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›