E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një "dentist" fals shqiptar, në kërkim në gjithë Kanadanë

"Emri i tij është Gëzim Bytyçi, por nëse ai ka punuar me dhëmbët tuaj, ka shumë mundësi që ju ta njihni si Doktor Jimmy Conolly". Kështu i nis lajmet e veta City Neës në Toronto të Kanadasë, ku prej tre ditësh historia e një dentisti të rremë shqiptar, ka mbushur faqet e mediave dhe kronikat televizive. Policia ka shpallur në kërkim shqiptarin që kishte zyra dhe klinikë nga më të njohurat dhe të frekuentuarat në Toronto, në një zonë prestigjioze mjekësore, të njohur si "Laërence and Jane". Shqiptari mashtrues ka gjithashtu klinika nën pronësi në Ontario dhe Quebec.
Sipas policisë, Gëzimi me emrin Xhimi, ofronte shërbime dentare me kosto të ulët, përfshirë dhe operacione të gojës me rrezikshmëri të lartë. Në Kanada funksionojnë dënime të rrepta për falsifikime mjekësore të parashikuara nga dy institucione, të cilat kanë bërë denoncimin për "dentistin" shqiptar: Akti i Dentistëve dhe Akti i Rregullatorit Profesional Shëndetësor.
Gëzim Bytyçi (fotoja që po ju dërgoj për "Kontakt" është publikuar nga mediat kanadeze) është rreth 50-vjeç. Policia ka bllokuar klinikat dhe shtëpinë e tij luksoze në Jane St.Laërence Ave.
Denoncimin për Bytyçin e ka bërë një familje amerikane, e cila pasi kishte marrë kurim për dhëmbët në Toronto tek klinika e shqiptarit, kishte pësuar infeksione të rënda pas kthimit në SHBA, ku kishte paguar shuma të mëdha për riparimin e dëmtimeve.
Megjithëse po kërkohet në gjithë Kanadanë, "doktori" i dhëmbëve nuk është arrestuar ende. Policia ka publikuar foton e tij dhe ka bërë thirrje për telefonata në numrin 416-808-1204, për cilindo që ka të dhëna rreth vendndodhjes së tij.
DICITURA: Në foto, "dentisti" shqiptar Gëzim Bytyçi, allias Xhimi Konoli. Fotoja është publikuar nga policia kanadeze dhe është dërguar në redaksi nga lexuesi Afrim Mekuli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›