Shuhet Arbër Xhaferri, mesazhe ngushëllimi nga Shqipëria
TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm të PDSH-së, Arbër Xhaferri vdiq sot, pas një sëmundje të rëndë, në klinikën e neurologjisë të Spitalit të Shkupit.
Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë mbërritur në Maqedoni nga Shqipëria për humbjen e ish-deputetin e PDSH-së dhe njëkohësisht kryetar nderi i kësaj partie.
Nishani: Ngushëllime për humbjen e një udhëheqësi vizionar
Presidenti i vendit Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Arbër Xhaferrit.
“Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombasve të mi në Republikën e Shqipërisë t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar.
Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferri do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh”,- thuhet në mesazhin e presidentit Bujar Nishani.
Berisha: Kontributi i Xhaferrit, trashëgimi e çmuar në emancipimin kombëtar
"Me ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferrit, bota e mendimit dhe elita politike e kombit, humbën njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryeministrit Sali Berisha, për ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferrit.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mesazhin e tij të ngushëllimit, Kryeministri Berisha thekson se, vlerat dhe kontributi thelbësor i Arbër Xhaferit janë një trashëgimi tejet e çmuar në emancipimin kombëtar dhe shoqëror të kombit tonë, që meritojnë mirënjohjen e thellë të të gjithë shqiptarëve, për sot dhe brezat që vijnë".
Berisha thekson se, ndarja nga jeta e udhëheqësit politik, të urtë dhe vizionar, themeluesit dhe Presidentit të Nderit të PDSH-së, avokatit të vendosur të shqiptarëve në Maqedoni, dhe çështjes shqiptare në tërësi, është lajm që sjell pikëllim të thellë dhe trishtim të madhtek miqtë e tij dhe mbarë shqiptarët.
"Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për Arbërin tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjitha energjitë e tij mbrojtjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe kudo në rajon, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju, që shpirti i madh i Arbër Xhaferrit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur, të frymëzojë shqiptarët, për të shndërruar në realitet, idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare", përfundon mesazhi i Kryeministrit Berisha
Rama: Xhaferri shqiptari që tha të vërteta të mëdha
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur ngushëlliemt e tij për humbjen e kreut të nderit të PDSH-së Arbër Xhaferri.
“Arbër Xhaferri ishte një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale. Vdekja e tij një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që vec Arber Xhaferri i mishëronte në një njeri të vetëm.U preht në paqe”,- shkruan Rama në Twitter.
Meta: Xhaferri mbrojti të drejtat e shqiptarëve
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet Menduh Thaçit për humbjen e Arbër Xhaferrit.
“Ndajmë dhimbjen për humbjen e Arbër Xhaferrit një politikan i shquar, mbrojti të drejtat e shqiptarëve”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.
Panariti: Xhaferri ishte patriot i madh i çështjes shqiptare
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes së Arbën Xhaferit, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
"Me hidhërim të thellë mësuam për humbjen e njeriut tuaj të dashur, udhëheqësit dhe vizionarit politik, themeluesit dhe presidentit tè nderit të PDSH, Arbën Xhaferi. Humbja e Arbën Xhaferit është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë pranë tij, por është një humbje për të gjithë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, në rajon dhe më gjerë", thuhet në mesazhin e ministrit Panariti.
Sipas Panaritit, vlerat e këtij patrioti të madh janë një pasuri që do të trashëgohet nga kombi shqiptar dhe mendimi i tij patriotik progresist do të mbetën udhërrëfyes të elitës së mendimit shqiptar për një kohë të gjatë.
Në mesazhin e tij, Panariti shpreh dhimbjen për humbjen këtij titani të mendimit të lirë, i cili e vuri të gjithë jetën e tij në shërbim të çështjes shqiptare në mbrojtje të interesave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon.
Topi: Arbër Xhaferi ishte një rilindas i kohëve moderne
Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e kreut të nderit të PDSH-së Arbër Xhaferi i cili u nda sot nga jeta.
“Arbër Xhaferri ishte një intelektual i klasit të lartë. Ishte një rilindas i kohëve moderne. Humbja e Arbër Xhaferrit është humbje kombëtare. Çdo shqiptar ndjen trishtim për filozofin e krijuesin. Fat që e kemi njohur, lexuar e dëgjuar Arbër Xhaferrin”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e ish-presidentit Topi.
Milo: Xhaferri një nga përfaqësuesit e nacionalizmit pozitiv
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo,njëkohësisht njëri nga miqtë e të ndjerit Arbër Xhaferri, në një bisedë telefonike për NEWS24 sh[prehu keqardhjen dhe vlerësimet e tij për kryetarin e kuvendit të përgjithshëm të PDSH-së.
“Ishte një zë që dëgjohej me respekt dhe fjala e tij zinte vënd dhe nuk fliste vetëm për shqiptarët e Maqedonisë. Ka qënë në nga përfaqësouesit më të mëdhenj të nacionalizimit pozitiv shqiptar sot”,- u shpreh Milo.
AK: Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë
Partia Aleanca Kuq e Zi menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të kryetaritë të nderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri ka ngushëlluar familjen e të ndjerit për humbjen.
Në mesazhin e ngushëllimit Aleanca Kuq e Zi thekson”: Alenca Kuq e Zi i shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të ndjera familjes së Arbër Xhaferrit për ndarjen nga jeta të Rilindasit të madh të historisë sonë. Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të mendjes më të kthjellet të politikës në trojet shqiptare. Fjalët janë të shumta për këtë njeri inovator dhe vizionar,- duke shtuar se “Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë”.
PDIU: Humbën një patriot, politikan dhe publicist të madh
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e patriotit, politikanit e publicistit te madh Arbër Xhaferri.
"Humbja e njërit prej udhëheqesve më të palodhur të kombit shqiptar në terësi e të shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti përbën një moment zie në historinë moderne të kombit. Sot të gjithë zotohemi që të çojmë përpara idealet e Arbër Xhaferrit për bashkim kombëtar si mënyra më e mirë për të respektuar kujtimin e tij",- thuhet në mesazhin e PDIU.
(e.m/BalkanWeb)