Task-Forca fillon hetimet per privatizimin e ish-Ekspozites Shqiperia Sot

TIRAN- Njesia e Task-Forces ne prokurorine e Tiranes filloi hetimet me nismen e saj per zbardhjen e se vertetes se privatizimit te godines se ish-ekspozites Shqiperia Sot. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes te cilet saktesuan se regjistrimi i procedimit penal eshte bere mengjesin e djeshem nga prokurori Genti Osmani per dyshimin e akuzave te shperdorimit te detyres dhe korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike.
Sipas ketyre burimeve hetimet e prokurorise filluan pas deklaratave te njepasnjeshme te deputetit te Partise Socialiste Eduart Shalsi i cili akuzoi per menyren e privatizimit te kesaj ndertese nga ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Genc Ruli. Pritet qe ne ditet ne vazhdim prokurori Osmani ti kerkoje Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes te gjitha procedurat e ndjekura per privatizimin e nderteses qe ndodhet buze Lanes ne kryeqytet.
Gjithashtu ne ditet ne vazhdim do te ftohen ne prokurori per tu pyetur deputeti Shalsi qe denoncoi kete afere korruptive dhe pronaret e tokes te cilet kishin nenshkruar nje parakontrate me biznesmenet e njohur ne media tashme si te aferm te kryeministrit Sali Berisha.
Sipas kontrates se denoncuar nga deputeti Shalsi pronaret e truallit jane detyruar te firmosin parakontrate me shtetasin Arian Tartari i njohur si bashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi dhe shtetasit Rrahman Selmanllari i njohur si miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha. Te dy keta biznesmene pas nenshkrimit te parakontrates kane kryer te gjitha procedurat e privatizimit duke e perfituar me firmen e ish-ministrit Ruli.