E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgosht shkolla qe rrezikon te zere poshte 240 nxenes

Qe nga fillimi i vitit te ri shkollor nxenesit mesojne nen hijen e plepave tek ambulanca e fshatit dhe pese shtepi te braktisura te fshatit


ELBASAN - Shkolla e Mesme e Bashkuar Isak Alla ne Zgosht rrezikon te shembet totalisht dhe mesimi po zhvillohet ku te mundin ne shtepi ne ambulance ne hijen e plepave. Situata teper e renduar eshte krijuar qe me 5 nentor te vitit te kaluar ku si pasoje e punimeve per celjen e rruges se re dhe rreshqitja e tokes nga reshjet themelet dhe muret e godines kane pesuar te cara te medha.


Sipas specialisteve te fushes dhe te shtabit te emergjenes godina nuk ploteson asnje kriter per zhvillimin e mesimit pasi mund te shembet nga casti ne cast dhe rrezikon jeten e nxenesve dhe te mesuesve.


Drejtoria e shkolles dhe arsimtaret i jane drejtuar drejtorise se arsimit ne nenprefekture komunes prefektures shtabit te emergjencave dhe Ministrise se Arsimit. Nje nga mesuesit shprehet se perpjekjet tona kane qene te vazhdueshme. Jemi ne ankth pasi nje tronditje e vogel te ndodhe mund te na zere poshte. Jemi ne pritje te zgjidhjes se problemit. Aktualisht jane marre ambiente me qera per 5 klasa.


Ndersa kryetari i komunes thote se problemi eshte serioz. Kemi bere projektin dhe e kemi derguar ne Ministrine e Arsimit. Situata eshte shume e veshtire pasi do te fillojne shirat do te kete rreshqitje. Gjysma e shkolles nuk zhvillon mesim. Pushteti vendor nuk ka mundesi financiare.


Sipas tij ne kete godine zhvillojne mesim 240 nxenes te shtate fshatrave dhe se kjo shkolle eshte i vetmi institucion mesimor edhe i nivelit te mesem ne kete zone por siguria e nxenesve dhe personelit eshte dramatike.


Ministria duhet te vere dore per financimin e godines pasi ambientet jane ne gjendje jashte standardit ka ngritur shqetesimin kryetari. Ndersa me sinqeritetin qe i karakterizon nxenesit shprehen se gjate ketyre diteve mesimi eshte zhvilluar nen hijen e plepave ne ambulance dhe tek disa shtepi te pabanuara te fshatit.


Drejtoria e shkolles dhe pushteti lokal bejne te ditur se kane marre ambiente me qira. Por edhe ne keto banesa kushtet jane mjaft te keqija dhe nxenesve u duhet te mesojne bashke me kafshet dhe gjithcka tjeter qe perben boten e fshatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›