Task-Forcë për kontrollin e sigurisë ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU, kanë ngritur një ekip Task-Forcë për kontrollin e sigurisë ushqimore në 12 qarqet e vendit, për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Sipas ministers Frida Krifca gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 568 subjekte të ndryshme dhe janë marrë 24 masa administrative me gjobë, ndërsa janë dhënë paralajmërim për 100 subjekte të tjera.
Zonja Krifca ka deklaruar se toleranca do të jetë “zero” në çdo subjekt ku konstatohen shkelje që vënë në rrezik jetën e konsumatorëve nëpërmjet ushqimit.
/ rtsh.al /