E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatiana lagme ujë Seldit

15/04/10 03:51

Po afron mëngjesi dhe banorët nuk kanë fjetur akoma, për më tepër vazhdojnë të flasin me zë të lartë në dhomën e gjumit. Ai që bën më shumë rrëmujë dhe ngre më shumë zërin është Seldi. Klodi i bie bilbilit, ndërsa Seldi fishkëllen. Nga zhurma e tyre banorët nuk arrijnë të flenë dhe Kika me Domenikën shkojnë në kuzhinë dhe rrinë aty. Pas disa minutash Kika shkon të shtrihet përsëri, por Seldi vazhdon të bëjë zhurmë edhe duke kënduar këtë herë. Kika për të disatën herë i kërkon që të ulë zërin sepse do që të flerë, por Seldi vazhdon me të tijën. Jona i thotë Seldit se do të ta lagë me ujë, nëse ai nuk pushon. Tatiana e pyet Seldin nëse e mbaroi spektaklin, ndërsa Seldi i pergjigjet jo dhe vazhdon të bëjë zhurmë. Tatiana shkon në banjë dhe kthëhet me një kovë me ujë dhe i kërkon Seldit që të pushojë sepse për ndryshe do ti hedhë ujin. Seldi përfiton nga rasti se ka mikrofonin e ndezur dhe i thotë Tatianës që ta lagë. Tatiana pa e zgjatur shumë dhe pa pyetur për mikrofonin, ia hedh një pjesë të ujit duke e lagur të gjithin. Seldi e sheh që në kovë ka ende ujë dhe ia merr me forcë Tatianës duke e ndjekur për ta lagur edhe atë. Banorët e tjerë i bërtasin Seldit që të mos derdhi ujë në dhomën e gjumit, por Seldi nuk i dëgjon. Edhe ai arrin ta lagë Tatianën dhe pas kësaj shkon në banjë. Pas kësaj në dhomën e gjumit situata qetësohet. Banorët komentojnë sjelljen e Seldit dhe Tatianës që sipas tyre ishte e gabuar fakti që derdhën ujë në dhomën e gjumit sepse lagën shumë nga krevatët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›