E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elin drejt divorcit

Elin Nordegren është takuar me përfaqësuesit e saj për ti dhënë fund martesës me Tiger Woods.

Gruaja e Tiger Woods, Elin Nordegren ka lënë një takim fshehtas me avokatin e saj për ti diskutuar disa çështje lidhur me shkurorëzimin e saj me Tiger.

Sipas disa burimeve modelja suedeze është e irrituar nga tradhtitë e burrit të saj dhe ka vendosur ti jap fund martesës.

Ajo është duke i mbajtur disa orë ligjore me avokatin e saj dhe është e gatshme të paraqes kërkesën për divorc, ka shkruar sot revista People.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›