E Diel, 1 Nëntor 2026

Është e pamundur të shprehësh emocionet që të jep një libër

Intervista Shkrimtarja Valeria Parrella: Kështu krijohet një formë kontrolli

“A nuk mjaftonte kritika letrare normale? Tani na duhej edhe neurologjike...”. është e qartë që shkrimtarja nuk e mbështet eksperimentin e programuar nga Universiteti Yale. Autorja e librit “Hapësirë e bardhë” i ka thënë jo hartës së emocioneve të lexuesve.

Valeria, çfarë nuk ju bind?

Unë nuk i besoj trurit, por mendjes. Asnjë aparaturë, apo skaner nuk mund ta tregojë se çfarë do të ëndërroj sonte. Të them të drejtën ajo që nuk më bind farë është neuroshkenca. Ndoshta gaboj për këtë, por kështu mendoj.

Edhe pse ju nuk i mbështesni, këto lloj studimesh janë tepër të përhapura...

Ndryshueshmëria dhe lëvizshmëria të ngjallin frikë. Kjo është arsyeja për të planifikuar gjithçka, madje edhe emocionet që letërsia mund të shkaktojë. është moria e një forme kontrolli. Këtu shkenca nuk ndryshon shumë nga feja.

Pra, me pak fjalë leximi nuk e ndryshon trurin?

Librat e zbukurojnë jetën. Letërsia është e bollshme, një vend ku mund të emigrosh dhe ta jetosh ndryshe jetën dhe asnjë shkencëtar nuk mund të krijojë një hartë të tillë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›