E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati i ashpër mes Seldit dhe Tatianës

15/04/10 04:10

Tatiana debaton me Mandin dhe Klodin të cilët e fajsonin për ujin dhe e justifikon veprimin e saj duke thënë se ata e kanë një pjesë të fajit pasi mbështesnin Seldin kur bënte zhurmë. Ata i thonë se nuk lejohet që të luajnë me ujë, dhe Tatiana u thotë se edhe zhurma në dhomën e gjumit pas fikjes së dritave nuk lejohet. Ajo u thotë se ashtu do të vepronte përsëri edhe nëse ata do të bëjnë zhurmë dhe për më tepër që netët e kaluara u kanë kërkuar asaj dhe Manal-it që të ulun zërin në një kohë që ato flisnin me zë të ulët. Në momentin që Tatiana debaton me Mandin dhe Klodin, në dhomë hyn Seldi i cili ithotë Tatianës se nuk ka për ta lënë që të flejë. Tatiana i thotë se as ajo nuk do të flerë ashtu sikurse Seldi dhe shton se ata duhet të bëjnë lojë vetëm kur do Seldi. Seldi nervozohet dhe i thotë mbylle gojën. Vajza nga ana tjetër i përgjigjet sdu dhe thotë se askund nuk është shkruar që ajo të mbyllë gojën. Tatiana i kërkon falje Domenikës sepse i ka lagur krevatin pasi aty ndodhej Seldi dhe Domenika i përgjigjet asgjë shpirt. Domenika duket e kënaqur dhe thotë se kjo ishte shumë interesante si lojë. Tatiana e pyet Domin nëse e pëlqeu lojën që ajo bëri duke lagur kokë e këmbë Seldin. Domenika i thotë se se pëlqeu shumë këtë lojë, ndërsa Seldi që është i pranishëm nuk i thotë asgjë Domenikës. Seldi nevrikoset me Tatianën dhe i thotë se ajo nuk ka për të fituar BB3 sepse nuk e meriton. Tatiana i kthen përgjigje të cilat acarojnë më tepër Seldin. Ai i thotë Tatianës se ajo vjen me plane të mëdha në BB, por që është zero dhe nuk ka për ta blerë shtëpinë që ajo dëshiron në Shqipëri. Tatiana i thotë se ajo do ta blejë shtëpinë dhe do të bëjë çtë dojë. Seldi i thotë: për ça i do lekët ti, për të lozur në kazino dhe Tatiana i përgjigjet se ajo do ti çojë lekët ku ti dojë qefi. Seldi shumë i acaruar kërkon që patjetër të prekë Tatianën dhe i thotë se ndoshta ajo kërkon çmimin e BB, për të larë ndonjë borxh që mund të ketë ish i dashuri i saj nga Laçi. Tatiana nervozohet në këtë pikë dhe i thotë Seldit që të përballet me të nëse do dhe jo me ata që janë jashtë sepse edhe ajo mund të prekë atë në familje apo në njerizit e tij të dashur jashtë. Në këtë moment ndërhyjnë edhe banorët e tjerë të cilët i thonë Seldit që të mos flasë për njerzit jashtë. Më pas debati përfshin edhe banorët e tjerë dhe kryesisht zhvillohet duke përdorur ironitë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›