E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatiana, sfidë Kikës

14/04/10 13:20

Tatiana dhe Kika qëndrojnë në kuzhinë duke konsumuar mëngjesin dhe ndërkohë që Kika komenton një këngë, Tatiana i përgjigjet me shaka se ai nuk ka pse të flasë me të. Kika i thotë se Tatiana po nuk foli me atë gjatë ditës bëhet e padurueshme dhe smund të qëndrojë. Ajo e shikon në sy dhe shprehet se kjo është një sfidë e hapur nga Kika, dhe që sot e tutje ajo nuk ka për ti folur dhe i uron rrugë të mbarë. Më pas Kika e kap për krahu Tatianën dhe të dy kërcejnë për pak çaste.
Më pas Erioni bën shaka me Kikën, duke i thënë e është e çuditshme që Kika ka kërkuar të provojë lente me ngjyrë për sytë që në mëngjes me mendimin për të qenë në qëndër të vëmendjes ditën të shtunën. Erioni tregon se vetëm nëse Kika merret me të, mund të ketë vëmendjen e publikut dhe të zerë një vend të veçantë në hapësirën brenda shtëpisë.
Erioni e vazhdon gjatë këtë linjë bisede, duke folur dhe me Tatianën, mdërkohë që dhe Kika është prezent. Erioni i thotë Tatianës me ironi që ajo duhet të qëndrojë me Kikën, pasi vetëm ai është i rëndësishëm dhe Kika i përgjigjet se Tatiana e di që kur është më të, është në hije. Tatiana dhe Erioni e vënë në lojë për këtë fjalë dhe Tatiana shprehet se Kikës po i rritet mendja dhe Erioni shton se kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Më pas Erioni kujton fjalët e Tatianës që ajo ka thënë se Kika është më i miri kur nuk ka të tjerë. Kika e mohon dhe thotë se ajo ka thënë se Kika është më i miri dhe aty nuk ka të tjerë. Tatiana shprehet se nuk e ka thënë në atë kontekst që mendon Kika dhe ai i përgjigjet se ajo po e ndryshon bisedën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›