E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili në Kinë, siguron mbështetje për transplantet e kockës

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në një vizitë zyrtare në Kinë ka siguruar mbështetjen e homologut kinez për shkëmbimin e përvojave në fushën e sëmundjeve të gjakut si dhe transplantet e palcës së kockës. Gjatë ditës së parë të vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Vasili, në Kinë, delegacioni shqiptar u prit nga ministri kinez i Shëndetësisë, z. Chen Zhu. Në bisedën dypalëshe u përmend miqësia e mirë që ekziston midis dy vendeve tona dhe u ra dakord për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e shëndetësisë. Ministri Vasili përmendi si të rëndësishëm zbatimin e një plani veprimi konkret të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë për fusha me interes të përbashkët. U ra dakord për ngritjen e grupeve dypalëshe të punës, të cilat do të propozojnë veprime konkrete në disa fusha parësore të bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në sektorë parësorë shëndetësorë, bashkëpunimi për njohjen e mjekësisë tradicionale kineze dhe praninë e saj në Shqipëri, si dhe shkëmbimin e informacionit shëndetësor në kohë reale ndërmjet dy vendeve për sëmundjet infektive dhe kronike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›