Tatimet 3200 biznese te regjistruara ne dy muaj
Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ne nje deklarate per shtyp beri te ditur realizmin e mbledhjes se te ardhurave tatimore per muajin mars. ai deklaroi se te ardhurat u realizuan ne masen 107.3 nderkohe qe u shpreh se gjate muajit janar-shkurt ne shkalle vendi jane regjistruar rreth 3200 biznese te reja.
Gazmir Spahja tha se eshte fiskalizuar pjesa me e madhe e biznesit me kasa fiskale me rreth 56 000 kasa te vendosura te cilat kane ndikuar ne formalizimin dhe vetedeklarimin e te ardhurave.
Redaksia Online