E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet: ARMO ka shlyer të gjithë detyrimet

Administrata tatimore do të mund të kontrollojë në kohë reale të gjitha hyrje daljet apo përpunimet që kryhen me karburantin në rafineritë e kompanisë ARMO. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, ka deklaruar se ARMO po vendos matësa bashkëkohorë në ambjetet e saj, masë e cila garanton monitorimin dhe më pas përllogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore. Papajani shton se ARMO ka shlyer të gjitha borxhet që kishte ndaj administratës tatimore dhe po vijon punën. Kreu i tatimeve tha se këtë 9-mujor kompania ARMO ka paguar 22 për qind më shumë akcizë sesa e njejta periudhë e vitit të kaluar. Rreth 2 javëe më parë kjo drejtori vendosi të bllokojë aktivitetin e rafinerisë së ARMOS në Fier, për arsye të mungesës së matësave dhe autorizim si tatimpagues akcize.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›