E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Shqipëria vendi me rritjen më të madhe në Europë

Shqipëria konsiderohet si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Europë. Një lajm që e percjell gazeta e përjavshme prestigjoze “The Economist” e cila fokusohet në politikat ndërkombëtare me karakter ekonomik.
Në këtë artikull bëhet një panoramë e situatës ekonomike në vendet e Eupropës Juglindore e Qendrore, impaktin që kriza botërore ka patur dhe do të ketë në ekonomitë e këtyre vendeve si dhe mënyrën sesi po përballohen efektet e saj. Artikulli i referohet burimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim duke theksuar se Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Europë me 3% dhe se bashkë me Poloninë (1.3%) janë të vetmet vende që do të vazhdojnë të shënojnë rritje ekonomike pozitive.
Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia sikundër shihet në këtë hartë të publikuar nga “The Economist” kanë shënuar rënie të ndjeshme ekonomike me kufij negativë të rritjes ekonomike. Kroacia me -5.4 % e kështu me rradhë deri tek Maqedonia me -1.6 %. Treguesit pozitivë janë vetëm për Shqipërinë që sikundër thotë gazeta presitigjoze edhe në vazhdim do të ketë tregues pozitiv të rritjes ekonomike. Edhe qeveria shqiptare ka parashkuar ritmet pozitive të rritjes ekonomike përgjatë 2009 dhe vitin që vjen. Autoritet qeveritare thonë se 2009 do të shënojë një rritje në nivelet e 5 %.
The Economist shkruan se kriza ekonomike globale ka dëmtuar besimin në të ardhmen. Europiano-lindorët po përballen me taksa më të larta, borxhe te mëdha, më pak shpenzime publike, paga më të ulëta dhe më pak vende pune. Por megjithatë tkurrjen e ekonomive të vendeve ish-komuniste ato akoma përbëjnë një aset të madh, thuhet në artikull. Disa vende shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›