E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet Muaji shkurt mbledhja e ardhurave 101.5

Drejtoria e Tatimeve

Tirane 3 mars NOA 8211 Muaji shkurt i ketij viti ka treguar serish ecuri pozitive ne mbledhjen e te ardhurave tatimore.

Kjo eshte performanca qe paraqet administrata tatimore duke treguar me tej se ekonomia po i pergjigjet me ritme pozitive politikave fiskale dhe buxhetore te qeverise.

Ne muajin shkurt 2011 te ardhurat jane realizuar ne masen 12.4 miliarde leke nga 11.2 miliarde leke te realizuara ne shkurt 2010 rreth 1.2 miliarde leke me teper ose 10.3 me shume. Ndersa krahasuar me tragetin e vendosur nga Ministria e Financave rezulton realizim ne masen 101.5 citojne burimet zyrtare tatimore.

Duke saktesuar me tej se edhe rimbursimi faktik i TVSh-se si nje faktor i rendesishem ne marredheniet me tatimpaguesit dhe si nje detyrim ligjor ka vazhduar te ece ne hapa pozitive ku vetem gjate muajit shkurt ndaj subjekteve jane rimbursuar rreth 500 milione leke TVSH.

Te gjithe treguesit e mesiperm jane realizuar dhe i kane dhene biznesit nje hapesire me te madhe per tu bere me i ndergjegjshem ne deklarimet dhe pagesat e tatimeve duke patur parasysh lehtesimin e krijuar per ta nepermjet deklarimit elektronik te formulareve te ndryshem tatimore.

n.e/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhje101.5 shkurt Tatimet te ardhurat

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›