E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet klimatike, Ruli: Përballja me fenomenet, i vonuar

Ndryshimet klimatike ka qënë në qendër të konferencës së organizuar nga Banka Botërore në hotel “Sheraton” në Tiranë.

Në fjalën e tij ministri i Bujqësisë Genc Ruli theksoi se ndryshimet klimatike janë bërë një shqetësim i madh edhe në Shqipëri pasi po krijon impakte negative në zhvillimin e vendit.

Sipas Rulit ndryshimet klimatike bënë që në vendin tonë të shkaktohen edhe fenomene natyrore siç janë edhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës por jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës.
 

Gjithashtu ministri Ruli theksoi se një fenomen tepër shqetësues mbetet edhe rritja e çmimeve të prodhimeve ushqimore të cilat sipas tij lënë të kuptohet se aksioni për të përballur me ndryshimet klimatike është i vonuar.
 

“Në përgjigje të kësaj problematike na shton si detyrë për të sensibilizuar publikun dhe strukturat politike se çdo ditë e humbur është një rritje e impakteve negative që do të bëjë të vuajë ekonominë tonë” theksoi Ruli duke shtuar se bujqësia kërkon një vëmendje në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›