E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet kontrolle në Shkodër, 13 shkelje të konstatuara

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Task-forca e Administratës Tatimore ka intensifikuar kontrollet në Shkodër në kuadër të planit operacional të turizmit, me fokus respektimin e detyrimeve tatimore dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.

Gjatë kontrolleve janë kryer 23 verifikime, ku janë konstatuar 13 shkelje administrative, të lidhura me faturimin, autofaturimin, certifikatën elektronike dhe ushtrimin e aktivitetit të paregjistruar.

Sipas Administratës Tatimore, shkeljet e konstatuara janë konkretisht, 2 raste për mallra pa faturë, 2 raste për mungesë autofature, 6 raste për moslëshim me fature, 1 rast për mospajisje me certifikatë elektronike, 2 subjekte të paregjistruara të bllokuara me shirita.

Drejtoria e Tatimeve thekson se plani operacional i turizmit vijon me kontrolle në terren për respektimin e detyrimeve tatimore dhe një aktivitet ekonomik më të formalizuar.

Administrata Tatimore fton qytetarët të denoncojnë shkeljet përmes aplikacionit “Denenco Evazionin”, si dhe të kërkojnë faturën për çdo blerje apo shërbim.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›