E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa e rritjes së pagave për sektorin publik më 2009-n

06/02/2009  Shpërndarja e pagave së bashku me shtesat nis pas 1 majit, mësuesit dhe bluzat e bardha më të privilegjuarit

Nuk do të jenë vetëm pensionistët që do të përfitojnë rritje të pagesës duke filluar nga 1 maji i 2009-s. Skema e përcaktuar nga qeveria parashikon se rritje pagash do të përfitojnë edhe punonjësit e administratës, mësuesit dhe personeli shëndetësor. Masa e rritjes së përcaktuar për këtë vit privilegjon më shumë mësuesit dhe bluzat e bardha, që do të trajtohen me shtesën më të lartë në përqindje sesa kategoritë e tjera të sektorit publik. Konkretisht, për shëndetësinë është përcaktuar se duke filluar nga kjo datë rreth 2000 infermierë do të marrin një rrogë mesatare 306 000 lekë, ndërsa 4000 mjekë, pas aplikimit të rritjes së re do të përfitojnë një pagë mesatare jo më pak sesa 480 000 lekë. Brenda kategorive përkatëse do të bëhen dhe diferencimet sipas pozicionit që mbulojnë. Gjithashtu rritja e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar është llogaritur të jetë në masën 14 për qind, ku do të përfitojnë rritje rreth 44 000 mësues. Ndërsa pagat e punonjësve të sistemit universitar do të përfitojnë rritje të diferencuar sipas strukturave dhe pozicioneve të tyre. Në total fondi i pagave që është parashikuar për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës do të rritet me 10 për qind. Po e njëjta skemë rritje do të jetë edhe për personelin e administratës. Kështu, sipas përcaktimeve të bëra rreth 104 000 punonjësit e administratës do të marrin pas kësaj date një rrogë mesatare prej 460 mijë lekë. Ndërkohë kjo do të jetë e diferencuar sipas hierarkisë së pozicioneve të punës, por ajo që dihet është se edhe për këtë personel nuk do të ketë paga më të ulëta sesa 210 000 lekë.

Rritja sipas kategorive

Sipas skemës së përcaktuar nga qeveria në buxhetin e 2009-s, theksohet se rritja mesatare e pagave në sektorin publik do të jetë 10 për qind. Rritjen më të madhe të pagave, ashtu siç është parashikuar, do ta përfitojnë mjekët me rreth 26%, ndërsa infermierët do të përfitojnë një rritje page nga 9 në 13 për qind. Rritja mesatare për të gjithë buxhetorët është 12 për qind.

Kështu, rreth 12 mijë infermierët duke filluar nga data 1 maji do të kenë një rrogë mesatare prej 306 000 lekë, 4 mijë mjekë do të marrim një rrogë mesatare 480 000 lekë, 44 000 mësuesit e vendit do të marrin një pagë mesatare prej 460 000 lekë, 104 mijë punonjësit e administratës në vitin 2009 do të kenë një rrogë mesatare prej 460 000 lekë, 7700 milionë lekë është fondi i përcaktuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›