E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimoret nisin aksionin per cmimet spekulative

Policia tatimore ka nisur dje ne te gjithe vendin aksionet qe synojne parandalimin e ngritjes se cmimeve te produkteve ushqimore dhe artikujve te ndryshem industriale, ne prag te festave te fundvitit. Zyrtaret e tatim-taksave thane, per ATSH-ne, se "nderhyrja e tatimoreve nuk ka si qellim deformimin e rregullave te tregut, por parandalimin e dukurive abuzive ne te". Masat qe do te merren me kete rast kane si qellim minimizimin e dukurive te tilla, duke i detyruar tregtaret te shlyejne detyrimet per ate pjese te fitimit, qe ata synojne te perfitojne nga rritja e paargumentuar e cmimeve. Permes kesaj nderhyrjeje, me mekanizma ekonomike, shpresohet te parandalohet ngritjen abuzive e cmimeve ne prag te festave te fundvitit. Aksioni i tatimoreve do te jete i perditshem dhe do te shtrihet ne tregjet e pakices dhe te shumices. Veprimet e tatimoreve vijne pak dite pas paralajmerimeve te drejtuesve te Ministrise se Financave ndaj tendencave per rritjen abuzive te cmimeve ne tregjet e vendit. Madje, masat konkrete ne kete drejtim u diskutuan se fundi ne nje takim qe zv/ministri i Financave, Florion Mima, zhvilloi me drejtues te strukturave te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Policise Tatimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›