E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i Ri, ja ku mund te kaloni festat

Luljeta Ndoka
"Lufta" mes agjencive turistike per te afruar klientet ka filluar. Ndonese duhen me pak se tri jave qe nga festa e Krishtlindjeve dhe nata e nderrimit te viteve, dhjetera agjenci kane pergatitur tashme ofertat e tyre. Pasi kane studiuar "tregun" e ofertave, agjencite turistike kane nxituar te bejne propozimet e tyre, duke ofruar "parajsen". Cmimet ne te vertete jane te kripura, po te kemi parasysh nivelin e ulet te jeteses ne vend e, megjithate, sic e pohojne ne momente sinqeriteti menaxheret e agjencive, "Te varfrit, shtresa e mesme nuk mund te pretendojne se ua mban xhepi keto udhetime luksi. Eshte nje shtrese tjeter qe prenoton", beri te ditur dje punonjesja e nje agjencie turistike ne Tirane.
Megjithate, dic kane rezervuar edhe per shtresen jo te kamur, qe per fat te keq perben edhe shumicen. Keshtu, nje agjenci jo pak e njohur ne kryeqytet pohon se per 3 net e 4 dite ne Maqedoni, cdo personi i kushton 179 euro paketa standarde. Ndersa per ata qe duan pakete luksi, oferta eshte 199 euro per person. Ne Slloveni, cmimi eshte me i kripur. Per 3 net e 4 dite nje personi i kushton 699 euro. Ndersa gjate vitit te kaluar, nje hotel me 4 yje ne Slloveni, krahas sherbimeve te tjera, turistet shqiptare paguan 499 euro, ndersa per hotel me 5 yje, ata paguan 599 euro. Sic shihet, cmimi i paketes turistike ka pesuar nje rritje minimalisht 100 euro. Kjo i ben aspak optimiste qytetaret qe duan te kalojne Vitin e Ri jashte shtetit, per shkak te shtrenjtimit te jeteses. Te shkosh ne Turqi, destinacioni me i prekshem per shqiptaret qe kane mundesi, kushton 410 euro, nese zgjedh te qendrosh ne nje holl me muzike, dhe 460 euro nese preferon te qendrosh ne hotel me vetem 3 yje. Gjate vitit te kaluar, ky cmim ishte 399 euro ne hotel me 3 yje, dhe 449 euro ne hotel me 4 yje.
Per te gjithe ata qe naten e acarte te Vitit te Ri duan ta kalojne ne plazh, agjencite turistike kane pergatitur oferta te posacme dhe, sic i cilesojne ata, me cmime te arsyeshme. Keshtu, 5 dite e 4 net ne Sharm El Sheikh te Egjiptit kushtojne minimalisht 699 euro per person. Megjithate, gjithcka varet nga lloji i hotelit, sherbimet e perfshira ne cmim etj. Cmimi maksimal per nje person shkon ne shifren 990 euro. Ndersa per femijet jane parashikuar ulje te pjesshme, ne baze te moshes. Per femijet nga 2-12 vjec mesatarisht paguhen 390 euro per person, ndersa per ata nga 6-12 vjec, 690 euro. Ne keto cmime nuk perfshihen vizat egjiptiane, programet opsionale, bakshishet. Shumica e hoteleve qe klientet do te zgjedhin per te kaluar naten e Vitit te Ri, kane te perfshire mengjesin dhe darken. Dubai eshte shume me i shtrenjte nga destinacioni i siperpermendur. Nje person do te paguaje 1280 euro per nje dhome ne hotel me 3 yje, 1380 euro per hotel me 4 yje dhe 1490 euro per hotel me 5 yje, vetem per nje person.
Dubai
Gjithsecili ka mundesi zgjedhjeje duke filluar nga hotelet me tri yje qe kane edhe cmimet me te lira, por edhe ato me pese yje. Keshtu, qendrimi per 3 dite kushton 1280 euro per hotelet me tri yje, 1380 euro per hotelet me kater yje dhe 1490 euro per ata me pese yje. Ne cmime perfshihen mengjeset dhe drekat, si dhe darka e Vitit te Ri. Po keshtu edhe biletat, fjetja si dhe transporti nga aeroporti drejt hotelit. Ne vize nuk eshte perfshire tarifa e vizes se hyrjes ne Dubai prej 100 dollare dhe muzete.
Paris-Bruksel-Amsterdam
Me 1250 euro, do te keni mundesi qe te shikoni tre kryeqytetet me te bukura evropiane Nderkohe qe brenda ketij cmimi perfshihet darka speciale e Vitit te Ri, shetitje gratis me autobus, udhetim prej shtate netesh dhe sigurim te mengjesit. Por edhe darkat do te jene ne restorantin e hotelit qe kompania ka perzgjedhur dhe nje shoqerues do te shpjegoje gjithcka per keto vende qe do te vizitoni. Agjencia njofton se mund te ndihmoje ne marrjen e vizes, por nuk e garantin dhenien e saj.
Mavrova
Kater dite ne nje nga qytetet me te bukura, ne Kroaci dhe vetem per 349 euro. Shetitje me autobus, por edhe me traget pergjate bregdetit kroat, si dhe qendrime ne Dubrovnik. Cmimi perfshin udhetimin me autobus, darken e Vitit te Ri, mengjese dhe darkat ne hotel. Po keshtu edhe taksat e kufirit, shoqeruesin gjate udhetimit si dhe akomodimet ne nje nga hotelet e Dubrovnikut. Ne pagese nuk jane perfshire hyrjet ne monumente dhe muze, apo edhe bakshishet e ndryshme.
Rome-Marseje-Barcelone-Monserat-Montecarlo-Firence
Itinerari i vizitave ne kryeqytetet me te medha evropiane mbetet nje destinacion i gjate, dhe njekohesisht mjaft joshes. Me 29 dhjetor, ata qe kane prenotuar nisen nga porti i Durresit, ndersa do te mberrijne po kete port me 7 janar. Cmimi i kesaj pakete eshte 1290 euro per person. Sipas te dhenave ne te perfshihet udhetimi vajtje-ardhje me traget dhe autobus komod, fjetjet ne hotel, darken speciale te Vitit te Ri, shetitje me autobus ne qytetet e lartpermendur, por jo pagesa e vizave apo vizitat e ndryshme ne muze.
Sharme El Sheikh
Cmimet per kete destinacion fillojne nga 699 euro qe eshte me i uleti, deri ne 990 euro per nje person. Gjithcka varet nga lloji i hotelit, yjet, deri te te ngrenet. Cmimi perfshin akomodimin ne hotel, trajtimin me ushqim (mengjesi, darka, ose all-inclusive), darken festive te Vitit te Ri, transferten me autobus, tur panoramik ne Sharm per 5 ore rresht. Ndersa per femijet premtohet te behet ulje cmimi, ne varesi te moshes. Cmimet perfshijne edhe bileten e charterit.
Stamboll
Te shkosh ne Turqi, destinacioni me i prekshem per shqiptaret qe kane mundesi, kushton 410 euro, nese zgjedh te qendron ne nje holl me muzike, dhe 460 euro nese preferon te qendrosh ne hotel me vetem 3 yje. Ne cmim jane perfshire udhetimi me avion vajtje-ardhje, transfertat ne Stamboll dhe shetitjet me autobus komod, fjetjet ne hotel me tre yje, mengjeset dhe darkat per te gjitha ditet e qendrimit, darka speciale e Vitit te Ri dhe nje shoqerues per te gjithe udhetimin.
Parisi, me i preferuari per pushime
Votat e lexuesve ne sondazhin e publikuar nje jave me pare nga gazeta "KJ", renditen Parisin, si destinacionin me te preferuar nga te gjithe. Te pakten 33,4 per qind e pjesemarresve ne sondazh ia dhane votat e tyre Parisit, si vendi me i deshiruar per te festuar. Kurse 25 per qind e 740 votuesve preferuan Londren dhe 13,2 per qind, Mosken. Nje pjese tjeter, prej 11,4 per qind, deshiron te festoje ne Itali, Rome, kurse 9,4 per qind ne Vjene dhe 7,6 per qind ne kryeqytetin helen, Athine. Parisi eshte i mrekullueshem dhe admirohet, duke u konsideruar si enderr nje vizite atje, jo vetem nga evropianet, por dhe nga amerikanet dhe banoret e kontinenteve te tjera. Parisi, kete fundvit, ne sondazhin e sapombyllur te "Koha Jone" online, eshte perzgjedhur nga votuesit si me i preferuari per te kaluar ditet e nderrimit te viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›