E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatjana Isaj, sfilatë në Romë

Stilistja shqiptare Tatjana Isaj, gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme të modës në Itali.
Më datën 26 janar, ajo shfaqi punën e saj në një sfilatë të organizuar nga "Altaroma Altamoda", organizatori kryesor i javes se modes ne Rome dhe nje nga kryesoret ne Itali.

Aftësia e saj për të realizuar veshje punëdore me grep, shtiza dhe gjilperë, është vlerësuar lartë në Itali, ku në dhjetorin e kaluar, ajo mori çmimin "Look of the Year 2012", si stilistja e re më e talentuar.

Tatjana Isaj, është emër i njohur për publikun shqiptar, fillimisht për zërin e saj, kur quhej "këngëtarja e Elbasanit".
Ajo që në vitin 1991, kur njerëzit vraponin drejt anijeve, organizonte koncertin e saj recital në Elbasan, më shumë se 20 vite më pas, është rikthyer me veprat e saj të reja artistike, që tani i përkasin botës së modës. /Indeksonline/   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›