E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce rrëfen humbjen e foshnjës

Beyonce ka folur për të parën herë, në lidhje me abortin e saj, gjë që ia ka copëtuar zemrën.
Bashkëshorti i saj Jay-Z, i referohet kësaj humbje në këngën "Glory". 

Por kjo është hera e parë që këngëtarja 31vjeçare ka rrëfyer tragjedinë. "Rreth dy vjet më parë, unë isha shtatzënë për herë të parë," thotë ajo në dokumentarin e saj që pritet të publikohet. "Dhe dëgjova rrahje zemre, e cila ishte muzika më e bukur qe kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time." "Kisha gjedhur edhe emrat," kujton ajo. "Unë e paramendoja se si do të dukej fëmija ... "   Ajo humbi fëmijën në fazat e hershme të shtatzënisë së saj. "Unë udhëtova përsëri për në Nju Jork për kontrollin tim mjekësor të rradhës dhe nuk kishte rrahje zemre," thotë ajo. "Një javë para se unë të shkoja te mjeku, çdo gjë ishte në rregull, por nuk kishte rrahje zemre".   Këngëtarja e njohur, që është martuar me Jay Z në prill të vitit 2008, i është kthyer muzikës për të tejkaluar dhimbjen.
"Kam hyrë në studio dhe kam shkruar këngën më të trishtë që kam bërë ndonjëherë", ka thënë ajo, pa treguar se për cilën këngë bëhet fjalë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›