E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, OKB verifikon kufirin me Kosovën

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka bërë të ditur se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. "Demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses dhe është verifikuar edhe nga Kombet e Bashkuara" njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme maqedonase, Petar Çulev. Ai theksoi se, tashmë shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedonaso-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit . "Mënyra se si është shënuar vija kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, mund të shërbejë si një shembull i mirë për zgjidhjen e çështjeve të tilla edhe në vende të tjera" nënvizoi Çulev, duke përgënjeshtruar pohimet e disa mediave, të cilat kanë thënë se Maqedonia do të kërkojë ndihmën e Gjykatës ndërkombëtare, për të zgjidhur çështjen e kufirit me Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›