E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Balla: Berisha po uzurpon të gjitha institucionet

Gazeta Shqip

Partia Socialiste përmes deputetit Taulant Balla ka akuzuar kryeministrin Berisha se po uzurpon të gjitha institucionet e shtetit për interesat e tij personale, duke iu referuar në veçanti emërimit të ish-shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla në krye të Policisë Ushtarake të vendit

Ylli Zyla, edhe pse i akuzuar për trafik armësh, u emërua në një post të rëndësishëm. Berisha duhet të përgjigjet për lidhjet e Ylli  Zylës me trafikun e armëve, – ka nënvizuar Balla.

Partia Socialiste ka sulmuar gjithashtu edhe Presidencën, duke e akuzuar se me emërimet e fundit është kthyer në një ministri në varësi të kryeministrit.

Çdo ditë e shumë shqiptarët po shohin sesi Berisha po vendos në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës. Me emërimet e fundit Nishani po tregon se nuk mund të jetë tjetër veçse një kukull nën komandën e Berishës, – tha Balla duke iu referuar ndryshimeve të fundit në institucioneve shtetërore të dekretuara nga presidenti Nishani.

21 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Taulant Balla: Berisha po uzurpon të gjitha institucionet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›