E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla anëtar i kryesisë së PS, zëvendëson Arben Malaj

taulant-balla (1)Gjatë mbledhjes së Asamblesë së djeshme Edi Rama bëri edhe propozimin e anëtarit më të ri të kryesisë së Partisë Socialiste, deputetin Taulant Balla. Në emër të vlerësimit, të kontributeve dhe njëkohësisht të nevojës formale për të plotësuar Kryesinë e PS me vendin e lënë vakant, unë do të dëshiroja miratimin tuaj për përfshirjen e Taulant Ballës në Kryesi. I cili meriton vërtet duartrokitjet jo sepse u bë anëtar kryesie po sepse në rrethin e Librazhdit ka demonstruar një aftësi dhe një vullnet që është përkthyer në një rezultat të jashtëzakonshëm dhe unë jam i bindur të papërsëritshëm për Partinë Socialiste në atë rreth, tha Rama. Deklarata e Ramës u prit me duartrokitje dhe u miratua menjëherë. Në këtë mënyrë Taulant Balla do të jetë anëtar i kryesisë së PS-së, duke zënë vendin e lënë bosh pas largimit të Arben Malaj. Ky i fundit u largua nga PS, vetëm një ditë para hapjes së fushatës elektorale pas vendimit të Partisë Socialiste për ta lënë atë jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Pas këtij largimi, Malaj vendosi të kandidonte si i pavarur në qarkun e Vlorës, duke mos arritur dot të siguronte numrin e mjaftueshëm të votave për të qenë pjesë e parlamentit të ri. Nga ana tjetër, Taulant Balla është një nga deputetët i cili gëzon një mbështetje të madhe në zonën e tij elektorale, Librazhd. Në zgjedhjet e 23 qershorit, Balla arrit një rezultat të lartë, duke marrë mbi 10 mijë vota më shumë se kandidati i PD-së për zonën e Librazhdit, Eduart Selami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›