Hamasi zhvillon bisedime për një armëpushim të zgjatur
Gaza - Një delegacion i Hamasit i drejtuar nga numri dy i lëvizjes islamike palestineze, Mussa Abu Marzuk u takua sot me mediatorët egjiptianë për të zhvilluar bisedime lidhur me mënyrat e qëndrueshmërisë së armëpushimit në Gaza. Njeriu kyç i këtyre negociatave, shefi egjiptian i shërbimeve sekrete, Omar Suleimane ka zhvilluar takime me zyrtarët izraelitë dhe zyrtarë të Hamasit për vendosjen e një armëpushimi të zgjatur në Rripin e Gazës.