E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Ndryshimi i Kushtetutës, kusht i koalicionit PS-LSI

TIRANË- “Ndryshimi i Kushtetutës, është kusht i koalicionit PS-LSI”. Lajmi konfirmohet nga deputeti i mandatuar Vangjel Tavo, i cili teksa kanë nisur përgatitjet për qeverisjen e përbashkët PS-LSI zbulon detaje të marrëveshjes mes palëve.

Tavo në një prononcim për mediat, u shpreh se rezultati spektakolar i LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit, erdhi si pasojë e programit dhe e lidershipit që e drejton partinë. Sipas Tavos programi i LSI është konkret ndaj do i japë zgjidhe cështjes së punësimit. “Lidershipi i LSI, Meta shquhet se e mban fjalën”, tha Tavo. 

Ndërkohë, duke iu përgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, njëherësh kandidat për kreun e PD-së, Tavo hodhi poshtë sulmet e Olldashit i cili pak ditë më parë në një dalje për mediat e cilësoi "LSI si çetë pazaresh". Tavo tha se "akuzat e tij janë të pabaza, Olldashi i njeh më mirë bandat".
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›