Siguria ne shkolla Leskaj Nxenesit shkojne ne shkolle te armatosur
TIRAN- Partia Socialiste ka kerkuar sot takim urgjent me perfaqesues nga Ministria e Arsimit per sigurine ne shkolla. Deputetja e PS-se Valentina Leskaj e ngriti shqetesimin ne Komisionin e Edukimit duke e cilesuar situaten ne shkolla si shume shqetesuese ndersa ka kerkuar nje seance degjimore me ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj.
Leskaj tha se nxenesit shkojne ne shkolla te armatosur duke u bere keshtu rrezik per bashkemoshataret e tyre. Sipas Leskaj nxenesit ne shkolla mbajne arme thika kacavidhe dhe te tjera arme te ftohta.
Nje 23 vjecar eshte arrestuar nga policia e Tiranes pasi kercenoi me arme nje 18 vjecar me te cilin ishte konfliktuar me pare ne shkolle. Ngjarja ndodhi rreth ores 1000 ne Bulevardin Blu ne Kamez. Shtetasi Elvis Gezim Ademi 23 vjec sipas policise eshte konfliktuar per motive te dobeta me 18 vjecarin Erion Qamil Neziri nga Bathorja Tirane.
Policia njoftoi se 23 vjecai ka kercenuar me automatik shtetasin tjeter i cili fatmiresisht nuk eshte lenduar.