Vendimi shokues jeta e shqiptarit vlen me pak se e nje italiani
TORINO- Mediat italiane e kane quajtur shokues vendimin e Gjykates se Torinos per te demshperbyler me 10 here me pak familjen e nje shqiptari qe vdiq ne vendin e tij te punes ne Itali. Gjykata civile duke iu referuar nje vendimi te Gjykates se Larte te nje dekade me pare ka vendosur te balancoje kompensimin me vleren qe ka paraja ne ekonomine nga vjen i plagosuri. Keshtu Gjykata vendosi te demshperblente shqiptaret me vetem 32 mije euro ndersa nese shtetasi do te ishte italian shuma do te shkone nga 150 mije deri ne 300.000 mije euro.
Sipas mediave italiane Gjykata i eshte referuar nje vendimi te 10 viteve me perpara duke injoruar vendimin e Gjykates Supreme te nje viti me pare ku thuhej se mbrojtja e te drejtave te punetoreve duhet te jete e siguruar pa asnje dallim ne trajtim per te gjithe personat pavaresisht nga kombesia