Tavo në Gjirokastër: Pas zgjedhjeve, LSI merr 40% të pushtetit
GJIROKASTER – Kandidati i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo zbardh detaje të marrëveshjes mes PS-së dhe LSI-së. Gjatë një takimi me mbështetës të Gjirokastrës, Tavo deklaroi se LSI-ja do të marrë 40% të pushtetit në qeverisjen e përbashkët me socialistët, në rast se koalicioni i majtë fiton zgjedhjet e 23 qershorit.
“Në marrëveshje të qeverisjes me Partinë Socialiste, pas zgjedhjeve të 23 qershorit kemi një ndarje të përgjegjësive të administrimit të pushtetit, ku 40% e këtyre përgjegjësive i takojnë LSI. 40% e administratës do administrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Jemi të bindur që në 23 qershor nuk ka për të lëvizur asnjë votë e gjirokastritëve. Unë si deputet i ardhshëm i qarkut të Gjirokastrës marr përsipër që të ndërmarr një iniciative për të unifikuar të gjithë deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje në 23 qershor, të majtë dhe të djathtë për të bërë një lob për Gjirokastrën.”- deklaroi Tavo.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tavo në Gjirokastër: Pas zgjedhjeve, LSI merr 40% të pushtetit