Tiranë, arrestohet një shtetas sirian, u kap me kanabis sativa
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas sirian në qendër të Tiranës. Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga njësia Shqiponja pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Shtetasi sirian me iniciale M.EL.S e mbante sasinë e lëndës narkotike për të shitur. Ky i fundit është dërguar në Drejtorinë e Policisë ku po merret në pyetje për origjinën e lëndës narkotike.
(m.a/BalkanWeb)