Taylor Swfit, mban foton e ‘sulmuesit’ në shtëpinë e saj

Momenti më i hidhur në karrierën e këngëtares Taylor Swift pa dyshim se është moment kur reperi Kanye West e turpëroi atë në skenë gjatë ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2009.
Atëbotë, Taylor fitoi çmimin ‘Best Female’ dhe në momentin kur ajo doli të pranonte trofeun nga Kanye West, ky i fundit i’u drejtuar me fjalët.
“Më fal, por mendoj se atë çmim është dashur ta fitojë Beyonce”.
Ndonëse kanë kaluar tri vite qysh se ndodhi kjo, në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, këngëtarja ka zbuluar se ajo e ka të ruajtur në shtëpinë e saj fotografinë nga moment kur Kanye e turpëroi para miliona shikuesve.
Nuk dihet arsyeja pse këngëtarja e mban këtë foto në shtëpi marrë parasysh faktin se ai moment, ishte ndër më të kqinjtë që i kishte ndodhur ndonjëherë./Indeksonline/