E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli i ‘Gangnam Style’ sjell një hit tjetër

Pas suksesit që korri me hitin ‘Gangnam Style’, koreani Psy do të publikojë edhe një këngë të re muajin e ardhshëm për të cilin thotë se do të jetë një hit.

“Në Prill do të dalë singëlli i ri. Dhe do të bëjë një koncert të cilin do të mund ta shihni live ne Youtube”, u ka premtuar Psy fansave.

Psy, ka thënë disa herë se suksesin e tij në industrinë e muzikës do ta ndërtojë njëherë për njëherë vetëm si solo arist. Sa i përket bashkëpunimeve, duket se ai momentalisht nuk është pro tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›