E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ‘vegjlit’ i rrëzojnë të ‘mëdhenjtë’

Ekipet e rangjeve më të ulëta të mërkurën ishin ‘exhel’ për disa skuadra tjera të Superligës së Kosovës në futboll. Në fakt, rrethi i parë i garave për Kupën e Kosovës ka sjellë disa rezultate befasuese.

Disa skuadra të mëdha kosovare siç janë Trepça, Besa, Drenica e Gjilani, janë eliminuar nga lufta për këtë trofe nga ana e disa ekipeve të Ligës së Parë. Në fakt, mitrovicasit janë mposhtur nga Vitia me rezultat 2:0, derisa pejanët janë mposhtur nga Istogu me rezultat 2:1.

Drenica u eliminua nga Ramiz Sadiku, i cili shënoi fitore me rezultat bindës 3:1. Fushë Kosova e ka eliminuar Gjilanin, të cilin e ka mundur me rezultat 5:3. Ndërkohë, Drita me mund të madh ka kaluar në rrethin e dytë, pasi e ka mposhtur Ulpianën me rezultat minimal 2:1. Kurse skuadra tjetër e Superligës, Lira është kualifikuar në rrethin tjetër falë fitores që e arriti ndaj Llapit me rezultat 4:2.

Kampioni aktual i Kosovës, Hysi e ka deklasuar Kosovën e Prishtinës, të cilën e ka mposhtur me rezultat bindës 1:6. Gjashtë gola janë shënuar edhe në përballjen mes rivalëve të kryeqytetit, Prishtinës e Flamurtarit. Por, të gjitha ato gola i ka realizuar lideri aktual i Superligës, Prishtina. Fitore të thellë ka shënuar edhe KEK-u, i cili e ka deklasuar Viganin me rezultat 7:0.

Takimi mes Vëllaznimit dhe Artakollit nuk u zhvillua, pasi ky i fundit nuk ka udhëtuar fare drejt Gjakovës. Pra, Prishtina, Hysi, Drita, KEK-u, Liria, Trepça ’89, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, Istogu, Vitia, Hajvalia janë skuadrat të cilat janë kualifikuar në rrethine dytë. Atyre me gjasë do t’u bashkohet edhe Vëllaznimi. Ndërsa direkt ishin kualifikuar Lepenci, Feronikeli dhe Ferizaj, pasi kundërshtarët e tyre ishin tërhequr nga garat për këtë trofe.

Rezultatet - Kupa e Kosovës

Rrethi i parë

Hajvalia – 2. Korriku 1-0

Vitia – Trepça 2-0

Trepça ’89 – Rilindja 5-0

Kosova (P) – Hysi 1-6

Liria – Llapi 4-2

Istogu – Besa 2-1

Drita – Ulpiana 2-1

KEK-u – Vigani 7-0

F. Kosova – Gjilani 5-3

Prishtina – Flamurtari 6-0

R. Sadiku – Drenica 3-1

Ballkani – T. Çanga 1:1 (5-4, pas penaltive)

Vëllaznimi – Artakolli (Nuk u zhvillua)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›