Rregullat e Mourinhos

Trajneri portugez i ka urdhëruar lojtarët që një natë para ndeshjeve ta kalojnë në shtëpi. Mirëpo, ai e ka hartuar edhe një udhëzues, të cilin e ka hedhur në letër. Përfitimet nga një gjumë i mirë janë të shumta, kështu që urdhri i parë ishte që lojtarët të hanë bukë dy orë para se të shkojnë në shtrat për ta pasur një tretje të mirë të ushqimit.
S’ka kafe dhe substanca stimuluese si çokollata, alkooli e coca-cola një natë para lojës. Ai preferon ushqime që mbajnë kalcium si qumështi dhe perime, duke e evituar ushqimin e rëndë.
Ndërkohë, mjekët konsiderojnë se është mjaft e rëndësishme që lojtarët të arrijnë të relaksuar në shtrat, duke ndaluar aktivitetet që shqetësojnë gjumin si shikimi i televizorit apo dëgjimi i radios.
Së fundmi, një gjumë pas dreke është i rëndësishëm para lojës, sepse ndihmon për t’u çlodhur trupi dhe mendja. Jo më shumë se 30 minuta, sepse më shumë do të ndikonte në zgjuarsinë e mendjes.