Barça, pas Walcottit

Arsenali rrezikon të mbetet pa një tjetër lojtar të rëndësishëm, pas largimit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasri, shkruan tabloidi ‘Metro’.
Barcelona ia ka vënë syrin mesfushorit të krahut të djathtë, Theo Walcott.
Trajneri Pep Guardiola ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e përfaqësuesit anglez sa që dëshiron ta transferojë në Spanjë gjatë janarit. Ibrahim Afellay e Alexis Sanchez, që luajnë në atë pozitë, kanë pësuar lëndime, kështu që gjiganti spanjoll po e kërkon Walcottin, të cilin e konsideron si alternativë të mirë.
Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013.